BASHKIA NË MBËSHTETJE TË BOTIMIT MEMORIAL PËR ESTRADËN E SARANDËS

Estrada Profesioniste e Sarandës, është si një fletë e historisë së këtij qyteti që e do artin dhe të qeshurën. Për shkruarjen e kësaj historie, që, me sa duket e ka mbyllur ciklin e vet, ka nisur një sipërmarrje, për t’ia kthyer në trajtën e një libri, në prag të 60-vjetorit të saj. Me dëshirën dhe vullnetin për t’i dhënë mbështetje kësaj sipërmarrjeje, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, ka pritur dhe bisedoi me Akademikun Prof Josif Papagjoni dhe ish-regjisorin e kësaj trupe, Vangjel Agora. Kryebashkiaku Gurma vlerësoi punën e bërë për të patur një libër si portret kolektiv të Trupës së Estradës, duke thënë se kështu plotësohet një boshllëk dhe përjetësohet një prej shenjave identitare të fushës shpirtërore të Sarandës. Prof. Papagjoni, që me historinë e artit dhe Estradës së Sarandës, ka të lidhur fillesat e tij të formimit profesional, tha se puna për këtë libër ka shumë nostalgji dhe shumë dashuri, por edhe shumë nderim për të gjithë ata që dhanë shumëçka nga vetja, që Estrada e Sarandës të ishte e shumëpritura e publikut në skenën e çdo qyteti ku shkonte. Kreu i Bashkisë Gurma ka siguruar se Bashkia do të jetë mbështetëse e botimit, i cili tha duhet të jetë sa më dinjitoz dhe me parametra sa më cilësorë, edhe në vështrim tipografik. Në takim u diskutua edhe për modalitete të organizimit të promovimit të librit, pas botimit të tij dhe për rritjen e lexueshmërisë së tij, duke e bërë pjesë të fondit të bibliotekave publike e atyre shkollore.

ARTISTËT DURRSAKË FRESKOJNË VERËN NË SARANDË

Skena e Sheshit të Limanit mbrëmjen e kësaj të diele, ishte për artistë nga qyteti i Durrësit. Megjithëse ata janë të kërkuar në qytetin që gjithashtu pret turistë, të organizuar nga Shoqata “New Umor Sound” dhe të mbështetur nga Bashkia e Sarandës e Kryetari i saj Adrian Gurma, artistët durrsakë performuan në Sarandë, duke sjellë freski me artin e tyre. Publiku sarandiot dhe pushues vendas e të huaj, ndoqën me shumë interes koncertin e tyre. Për 90 minuta skena dhe Sheshi i Limanit u bënë një. Këngëtarët Dhimitër Stefa, Alban Kamenica e mezosopranoja Luljeta Strefi dhe sidomos humori i zgjedhur, i sjellë nga Edmond Halili, Mjeshtër i Madh e aktori Gjergj Doci, krijuan afinitet me publikun. duke u bashkuar në ritmin dhe motivet e këngëve më të njohura të muzikës shqiptare, greke dhe italiane, nën drejtimin artistik të moderatorit italian Giuseppe Polumbo.

 

KUSHTE MË TË MIRA NË KOPSHTIN NR. 1 TË FËMIJËVE

Këto ditë gushti ka vëmendje edhe për ofrimin e kushteve cilësisht më të mira për fëmijët që do të frekuentojnë Kopshtin Nr. 1 në Sarandë. Bashkia kujdeset për sistemimin e mjediseve të këtij institucioni publik të arsimit parashkollor.

 

QENDRA KULTURORE E BASHKISË SËRISH NË KONCERT VEROR

Sheshi i Limanit sërish u kthye në skenë për interpretuesit dhe forcat krijuese të Qendrës Kukturore të Bashkidë Sarandë. Me një dekor të thjeshtë për 100 vjetorin e Bashkisë, ata performuan në një mbrëmje koncertore, që tërhoai vëmendjen dhe interesimin e atyre që shetisnin dhe të pushuesve të shumtë, vendas e të huaj. Ndryshe nga vite më parë, kur për punonjësit e Qendrës Kulturore gushti ishte muaj pushimesh, sivjet ata japin për çdo javë nga një koncert, duke u bërë pjesë aktive për shoqërimin e sezonit turistik, me jetë koncertore që kanë për autorë krijuesit dhe interpretuesit lokalë.