Sheshi i Limanit sërish u kthye në skenë për interpretuesit dhe forcat krijuese të Qendrës Kukturore të Bashkidë Sarandë. Me një dekor të thjeshtë për 100 vjetorin e Bashkisë, ata performuan në një mbrëmje koncertore, që tërhoai vëmendjen dhe interesimin e atyre që shetisnin dhe të pushuesve të shumtë, vendas e të huaj. Ndryshe nga vite më parë, kur për punonjësit e Qendrës Kulturore gushti ishte muaj pushimesh, sivjet ata japin për çdo javë nga një koncert, duke u bërë pjesë aktive për shoqërimin e sezonit turistik, me jetë koncertore që kanë për autorë krijuesit dhe interpretuesit lokalë.