KOLONIA NDËRKOMBËTARE E PIKTORËVE “MËSYN” SARANDËN

Kanë mbërritur në Sarandë 35 piktorë nga 14 vende të botës, të përfshirë në Simpoziumin Ndërkombëtar nën organizimin e Qendrës “Tirana Art”, që ka mbështetjen e Bashkisë së Sarandës. Pritja e artistëve të penelit është organizuar në hapësirën buzë detit në resortin Bugonvile Bay. Jona Dividi, drejtore e Qendrës “Tirana Art”, tha se Saranda do të frymëzojë krijimtarinë e piktorëve, mjaft prej të cilëve janë të shquar në vendet nga vijnë dhe për këtë ka shprehur mirënjohje për gjithë mundësitë e ofruara nga Bashkia e Sarandës. Artistët e pranishëm, të organizuar në këtë Koloni, i përshëndeti Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, duke falenderuar për promovimin e Sarandës si destinacion turistik përmes artit pamor. Ai rezervoi një pritje të ngrohtë në zyrë e vet, për një grup piktorësh, shqiptarë e të huaj, të cilët i siguroi se Bashkia nën drejtimin e tij do të jetë mbështetëse edhe e projteve të tjera artistike në vijim. Piktorët kanë vizituar sinagogën ebraike të ndodhur në qendër të Sarandës dhe e panë qytetin e Sarandës dhe Ksamilit nga bordi i anijes turistike “Pashaj-Vip”, me të cilën lundruan përreth Gjirit të Sarandës. Kolonia e piktorëve shqiptarë e të huaj, do të krijojnë për pesë ditë me radhë. Mbrëmjen e 14 shtatorit punët e realizuara si frymëzime nga Saranda, do të publikohen në shetitore, në një ekspozitë të përbashkët.

 

“JETO GJELBËR” PO BËHET NJË REALITET

Gjelbërimi i qytetit të turizmit vjen duke u bërë element i dallueshëm në ëërditshmërinë e banorëve dhe në syrin e vizitorëve e pushuesve. Prapa këtij konstatimi që bëhet shpesh tashmë, qëndrojnë punonkçsit e sektorit të gjekbërimit të bashkisë, të cilët kujdesen duke u kryer shërbimet e nevojshme sipërfaqeve që janë lulishte, sado modeste në Sarandë. Çdo haplsirë e gjelbër në qytet, është falë punës së këtyre punononjësve dhe specialistëve, që u shërbejnë si të ishin kopshtet e shtëpive të tyre. Ajo që mundemi të bëjmë të gjithë, është të mos i këpusim ato dhe të mos lejojmë askënd t’i dëmtojë, duke treguar dashuri për çdo lule dhe se çmojmë punën e çdo lulishrari, që i shton gjelbërim qytetit dhe jetës sonë.

 

MBYLLET KONKURSI I FOTOGRAFISE

Bashkia Sarandë falenderon të gjithë ju që u përfshitë në këtë aktivitet të bukur, për të shprehur me imazh fotografik impresionet personale, që ju ofroi kjo verë për Sarandën si destinacion pushimesh. Pas një muaji të tërë prurjesh interesante gjatë gushtit 2021, po bëjmë publik vlerësimin për fotografitë më të pëlqyera, nga publiku në Facebook në bazë të like që janë: (autori-tema-momenti).
Faleminderit të gjithëve!
Me shumë vlerësim dhe mirënjohje për secilin.
Suela Likaj
Manjola Celo
Esmeralda Kallojeri

PËRGATITJET E FUNDIT PËR VITIN E RI MËSIMOR

Në shkollat dhe institucionet e tjera të edukimit, që gjenden në territorin e Bashkisë së Sarandës, po bëhen përgatitjet e fundit që ato të jenë gati për 27 shtatorin. Për të parë nga afër punën e kryer deri tani Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma ka qenë në shkollat 9-vjeçare “A.Sheme” e “9 Tetori”, si dhe në Shtëpinë e Fëmijëve “V.Pulla” e në shkollën e Çukës. Ai ka vlerësuar atë që është bërë dhe ka vënë detyra e afate që çdo institucion arsimor të jetë në gatishmëri dhe efiçencë të plotë dhe të ofrojë kushte optimale për mësimdhënie në vitin e ri shkollor 2021-2022.