Gjelbërimi i qytetit të turizmit vjen duke u bërë element i dallueshëm në ëërditshmërinë e banorëve dhe në syrin e vizitorëve e pushuesve. Prapa këtij konstatimi që bëhet shpesh tashmë, qëndrojnë punonkçsit e sektorit të gjekbërimit të bashkisë, të cilët kujdesen duke u kryer shërbimet e nevojshme sipërfaqeve që janë lulishte, sado modeste në Sarandë. Çdo haplsirë e gjelbër në qytet, është falë punës së këtyre punononjësve dhe specialistëve, që u shërbejnë si të ishin kopshtet e shtëpive të tyre. Ajo që mundemi të bëjmë të gjithë, është të mos i këpusim ato dhe të mos lejojmë askënd t’i dëmtojë, duke treguar dashuri për çdo lule dhe se çmojmë punën e çdo lulishrari, që i shton gjelbërim qytetit dhe jetës sonë.