Në shkollat dhe institucionet e tjera të edukimit, që gjenden në territorin e Bashkisë së Sarandës, po bëhen përgatitjet e fundit që ato të jenë gati për 27 shtatorin. Për të parë nga afër punën e kryer deri tani Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma ka qenë në shkollat 9-vjeçare “A.Sheme” e “9 Tetori”, si dhe në Shtëpinë e Fëmijëve “V.Pulla” e në shkollën e Çukës. Ai ka vlerësuar atë që është bërë dhe ka vënë detyra e afate që çdo institucion arsimor të jetë në gatishmëri dhe efiçencë të plotë dhe të ofrojë kushte optimale për mësimdhënie në vitin e ri shkollor 2021-2022.




























