Relacion mbi projektin “DIVE IN ART” – Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri
Bashkia Sarandë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm, është pjesë e projektit “DIVE IN ART”, i cili zbatohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027, me kodin e projektit 329.
Projekti synon të kontribuojë në forcimin e identitetit kulturor të zonave përfituese, përmes promovimit të artit bashkëkohor dhe aktivizimit të komunitetit lokal në hapësirat artistike dhe turistike. Objektivi Specifik i projektit është RSO4.6 – Nxitja e kulturës dhe turizmit të qëndrueshëm.
Në kuadër të projektit, Bashkia Sarandë do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturore, përfshirë ekspozita, punëtori artistike me të rinjtë, instalacione në hapësira publike, si dhe promovim ndërkombëtar të trashëgimisë artistike të zonës.
Partnerët e projektit përfshijnë institucione nga Shqipëria dhe Greqia, me qëllim ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e artit dhe kulturës.
Përmes këtij projekti, synohet:
- Ngritja e kapaciteteve lokale për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.
- Promovimi i artistëve vendas dhe përfshirja e komunitetit në jetën artistike të qytetit.
- Rritja e atraktivitetit të Sarandës si destinacion kulturor dhe turistik.
- Zhvillimi i një platforme bashkëpunimi me qytete dhe institucione homologe greke.
Projekti do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin dhe ekonominë lokale, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e qytetit dhe në fuqizimin e rolit të tij si qendër e artit bashkëkohor dhe destinacion kulturor në rajon.
