ÇFARË MENDOJNË NË KSAMIL PËR SEZONIN DHE BUXHETIN E RI? DËGJIM, REFLEKTIM, BASHKËVEPRIM

“Ksamili është parë me sy më pozitiv se vitet e tjera dhe rezulton të jetë i preferuari ynë për inveatime, duke i dyfishuar ato”. Me këto fjalë u është drejtuar Kryebashkiaku Adrian Gurma bizneseve dhe banorëve të këtij destinacioni të dytë turistik në Bashkinë e Sarandës, të pranishëm në takimet e organizuara për të analizuar sezonin 2021 dhe për të marrë prioritetet e atyre punëve që duhen programuar të bëhen me vuxhezin 2022. Në takimin me operatorët turistikë u vu theksi në ofertën e përmirësuar dhe në ngritjen e standartit të shërbimeve, por sidomos që kërkesa për mjedis të pastër të bëhet pjesë e kpsaj oferte në biznes dhe në qytet. Me banorët kjo u trajtua si kërkesë për jetë të shëndetshme që kanë të drejtën të bëjnë ata dhe fëmijët e tyre. Për këtë u dakortësua që bizneset të kdnë fashën e tyre të orarit të tërheqjes së mbetjeve urbane dhe kontenjerët të jenë veçmas nga ato të banorëve. Përgatitja për të patur shërbime cilësore në hoteleri, u shtrua si nevojë parësore, e lidhur ngushtë kjo edhe me aksesimin e rrugës Kardhiq-Delivinë verën e ardhshme, që do të përkthehet në prirje më të madhe turistike. Një moment tjetër me rëndëai për të hyrë të përgatitur në sezon, ishte angazhimi i përbashkët me ministrinë e linjës për pajisjen me kontrata të plazheve deri në majin e vitit 2022. Sa u takon taksave, u tha se projekti është për rritje të arësyeshme për biznesin e madh, me mbi 500 m2 dhe në varësi të llojit të biznesit, gjë që u prit me mirëkuptim. Banorët e njerës prej lagjeve të sipërme të Ksamilit u dëgjuan dhe u vlerësuan për ndihmesën që dhanë duke treguar se cilat rrugë duhen bërë e asfaltuar të parat, për hapjen e një tregu publik edhe në Ksamil, për banja publike, për një qendër sportive apo një fushë sporti për publikun apo për një plazh publik për vendasit. Kryetari Gurma ka vlerësuar që ka gjetur konsensus dhe bashkëpunim, por ndërkohë kërkoi që të mbahet kjo frymë, pasi siç e thotë edhe fjala Bashki, duhet të jemi bashkë dhe bashkëpunues. Ai ka argunentuar se, ashtu siç Bashkia ka qenë mbështetëse, me dyfishim të investimeve për Ksamilin, edhe nga biznesi ksamiliot kërkohet ta ndihmojë Bashkinë me korrektësi në shlyerjen e detyrimeve. Mirëkuptim edhe nga banorët kërkoi ai, për t’u hapur rrugë investimeve publike që ndihmojnë të bëhet Ksamili markë e turizmit dhe të shtohet vlera e pronave edhe përtej vijës së parë.

STRUKTURA MBËSHTETËSE PËR PASTRIMIN ËSHTË NË PUNË

Për mjedis të pastër gjithçka po vihet në lëvizje dhe ndryshimi është i dukshëm. Në mbështetje të nismës për mjedis të pastër, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po kryejnë punë për eliminimin e vatrave me grumbullime mbetjesh shumëvjeçare dhe të rejave që janë krijuar, kryesisht nga udhëtarë apo drejtues të papërgjegjshëm automjetesh. Kjo situatë e paoterueshme ndotjesh, ka kërkuar kryerjen d pastrimit të territorit përgjatë rrugës Sarandë-Ksamil dhe në pjesë të tjera problematike të territorit. Ka qenë i konsiderueshëm volumi i punës që është kryer dhe kështu do vazhdojë. Pas kësaj, do të vijë duke u forcuar kontrolli dhe zbatimi i logjshmërisë dhe penaliteteve për çdo ndotës të mjedisit publik.

NË NJË FRONT PËR MJEDIS TË PASTËR

Nisma “Së bashku për një mjedis të pastër”, po konkretizohet me hapa konkretë ditë pas dite në rajonin e Sarandës. Për të ndihmuar që në këtë sfidë të gjejë pozicionin dhe detyrimet e veta nga zyrtari tek qytetari, në Bashkinë e Sarandës u thirr një takim me këtë fokus nga Prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj. Me praninë e drejtuesve të institucioneve vendore dhe përfaqësues të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol.
Në takim u prezantua dhe u diskutua një program kompleks masash, për një qasje të re. U kerkua qe zbatimi i këtyre mssave do t’i japë fund tolerancës ndaj ndotjes dhe ndotësve të mjedisit dhe do vendosë standart normal për pastrimin dhe higjienizimin, duke bërë që te çlirohet territorri nga ndotja mjedisore.

 

OPERATORËT TURISTIKË, TË PARËT QË DËGJOHEN PËR BUXHETIN E RI NË SHËRBIM TË SEZONIT TË RI

Turi i dëgjesave me publikun për projektbuxhetin 2022 ka nisur nga biznesi turistik në Sarandë, që mban peshën më të madhe në përballimin e sezonit veror. Kryebashkiaku Adrian Gurma tha në çelje të takimit se sezoni që mbyllëm ishte i mbarë përtej pritshmërive, na msoi shumë dhe na jep mundësinë të mësojmë edhe nga mangësitë. Duke folur për partneritetin me biznesin vendas, Gurma tha se bashkohemi në dëshirën që atë bashkëpunim joideal me biznesin këtë vit, ta kemi ideal në vitin 2022 e kjo të sjellë si produkt përsosjen e destinacionit, të ofertës dhe shërbimeve turistike. Operatorët që e morën fjalën, si: Arben Çipa, Dhinitraq Lapa, Dhimitër Gjoni, Meri Lepuri, Timo Lapa, Astrit Zeno, Avenir Demi, Kosta Mushka, Vasil Barka etj., përveçse konfirmuan që sezoni 2021 ishte surprizë që erdhi nga puna e bashkërenduar, vunë theksin në nevojën për disa përmirësime të rëndësishme për t’i dhënë vetes dhe qytetit markën e turizmit Saranda dhe që sezoni të shtrihet më gjatë në kohë. Ndër më të qenësishmet e ndryshimeve që ata propozuan, kishin të bënin: me shtrirjen e plazheve publike edhe në zonat që nuk u përfshinë dot në këtë hartë këtë verë poshtë shetitores, me investimin për të ndryshuar “kartolina” hyrëse për në Sarandë dhe fasadat e disa objekteve të vjetra në qytet; të përfundojë bypass-i i rrugës së ish-nënstacionit, të lobohet më fort për ta bërë Sarandën më shpejt se Vlorën me aeroportin turistik e deri për t’u orientuar më mirë në tregun turistik dhe të fuqizohet mbështetja me buxhet edhe për promocionin e destinacionit në këtë treg dhe për të ofruar jetë koncertore e kulturore. Pika të tjera të forta ku u pëqendrua bashkëbisedimi Bashki-biznes, ishin zgjidhjet për lehtësimin e qarkullimit dhe rregullimin më të mirë të parkimit dhe sinjalistikës, qasjen e re për biznesin e ri të anijeve turiatike dhe të gjitha problematikat që vijnë prej tyre, përfshirë ndotjen akustike etj. U fol edhe për nevojën e vendosjes në plazhet publike të ngjyrave të flamurëve që i kategorizojnë ato sipas shkallës së pastërtisë dhe cilëdisë së ujit. Kryefjalë e tryezës ishte si të oftohet turizëm në një qytet të pastër dhe me rregulla të gjithëpranuara për menaxhimin e mbetjeve të prodhuara nga biznesi në sezon. Kjo u trajtua si sfida më e madhe, pasi është e papranueshme që bizneset ofruese të turizmit, të vazhdojnë të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj dhe çrregullues të shërbimit të pastrimit.