Për mjedis të pastër gjithçka po vihet në lëvizje dhe ndryshimi është i dukshëm. Në mbështetje të nismës për mjedis të pastër, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po kryejnë punë për eliminimin e vatrave me grumbullime mbetjesh shumëvjeçare dhe të rejave që janë krijuar, kryesisht nga udhëtarë apo drejtues të papërgjegjshëm automjetesh. Kjo situatë e paoterueshme ndotjesh, ka kërkuar kryerjen d pastrimit të territorit përgjatë rrugës Sarandë-Ksamil dhe në pjesë të tjera problematike të territorit. Ka qenë i konsiderueshëm volumi i punës që është kryer dhe kështu do vazhdojë. Pas kësaj, do të vijë duke u forcuar kontrolli dhe zbatimi i logjshmërisë dhe penaliteteve për çdo ndotës të mjedisit publik.