VAZHDON AKSIONI PËR PASTRIMIN E TERRITORIT

Të tjera zona me ngarkesë mbetjesh urbane janë identifikuar përreth fshatit Çukë. Kjo ka kërkuar që njësia mbështetëse të rikthehet në to dhe t’i kthejë në zona të pastra.
Ndërgjegjësimi qytetar për të mos ndotur hapësirat publike me mbetje por të përdorin koshat e plehrave të vëna në dizpozicion.

BASHKIA SARANDË PJESË E PROGRAMIT RAJONAL PËR DEMOKRACI VENDORE

U zhvullua në Kavajë takimi, në kuadër të #ReLOaD2 – 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të European Union in Albania, Ministres së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, si dhe bashkive të përfshira në projekt, midis të cilave edhe Bashkia Sarandë, e cila u përfaqësua nga Nenkryetari z.Romeo Çakuli.
Në këtë takim u nënshkrua 🤝 Çertifikata e “përkushtimit” në angazhimin për 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞, për katër vitet e ardhshme.

NISMA PËR MJEDIS TË PASTËR MINIMIZON VATRAT ME NDOTJE

Strategjia për të vendosur kontroll mbi pastërtinë e territorit, po prek një nga një të gjitha vatrat e reja e të vjetra, që përdoren si koshe “ilegalë” për hedhjen e lloj-lloj mbetjesh urbane. Këto ditë, në kontroll është vendosur rruga automobilistike përgjatë fshatit Çukë. Njësia mbështetëse për pastrim ka mënjanuar disa vatra plehrash dhe kjo punë vazhdon, e shoqëruar edhe me masa të reja për moslejimin e rimbushjes së tyre.

 

INVESTIMET DHE SHËRBIMET DO TA BËJNË GJASHTËN LAGJE TË SARANDËS

Lënia për në fund e diskutimit të projektbuxhetit 2022 me gjashtarët, flet shumë për të njëjtin vlerësim të fshatit të tyre si vazhdim i qytetit. Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se është prekur një pjesë e mirë e Gjashtës me investime në infrastrukturë. Një hartë të re kontenjerësh do të ketë së shpejti, për një ambient të pastër. Por ndërkohë, kërkesa ishte për qasje më qytetare me mbetjet urbane, në kuadër të nismës së madhe kombëtare. “Bashkia ka në dorë të shtojë kazanet dhe të shtrëngojë firmën e pastrimit për të bërë mirë detyrën- u shpreh Kryetari Gurma- por edhe nga banorët kërkohet të refuzojmë bashkëjetesën me plehërat dhe të jenë bashkëpunues kundër ndotjes”. Banorët që e morën fjalën u solidarizuan me nismën për qytet dhe fshat të pastër, duke e lidhur ngushtë këtë me kulturën e jetesës, por edhe me dhënien e imazhit të denjë hyrës për në Sarandë. Për këtë kërkuan edhe plotësim të sinjalistikës rrugore në hyrje e për rrugë të plotësuara në parametra dhe mbështetje me investime për rregullimin urban të zonës, për ujin e pijshëm, për ndriçimin publik etj. U vlerësua fakti që për herë të parë Bashkia ka qenë prezente me investime komunitare, ndërkohë që vetë banorët thanë se nuk janë mirëmbajtur ato që janë bërë, duke e ilustruar këtë me thyerjen e stolave në këndin e lojërave etj. Për zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm, u dha siguri se situata do të ndryshojë, me zbatimin e projektit të GIZ, në pjesën fundore të Gjashtës, furninimi me ujë, do të mund të bëhet pa ndërprerje. Me investimet që do të planifikohen dhe me shërbimet më cilësore që do të jepen për Gjashtën më 2022, u tha se ajo bëhet realisht lagje e Sarandës.