Strategjia për të vendosur kontroll mbi pastërtinë e territorit, po prek një nga një të gjitha vatrat e reja e të vjetra, që përdoren si koshe “ilegalë” për hedhjen e lloj-lloj mbetjesh urbane. Këto ditë, në kontroll është vendosur rruga automobilistike përgjatë fshatit Çukë. Njësia mbështetëse për pastrim ka mënjanuar disa vatra plehrash dhe kjo punë vazhdon, e shoqëruar edhe me masa të reja për moslejimin e rimbushjes së tyre.