“BUTRINTI”: MERR FITORE TË THELLË NË FUSHËN E VET

E shtuna e 30 tetorit ka ajo e kthimit në fitoret bindëse për futbollistët ë “Butrintit”. Sfida e radhës ka qenë ajo me “Shkumbinin” e Peqinit përballë, e cila është vulosur me rezultatin 5:2 për vendasit. Në 13 minutat e para të takimit ishin peqinasit që gjejnë rrugën e rrjetës së “Butrintit”. Por i menjëhershëm erdhi reagimi i vendasve, të vendosur për të marrë rezultat pozitiv. Galuner, në minutën e 29-të dhe Hyska në të 36-tën, konkretizuan këtë ambicie, duke bërë që në 45- minutat e para të mbyllen me avantazh për sarandiotët. Pjesa e dytë foli edhe më shumë për “Butrintin”, duke ndëshkuar me tre gola të tjerë dhe duke pësuar vetëm një. I gjithë takimi u mbyll me rezultatin e thellë 5:2 për “Butrintin”. Kjo rregjistrohet si një fitore e rëndësishme për sarandiotët. Jo vetëm se kthen shijen dhe psikologjinë e fitores, por edhe se e ngjit në vrndin e shtatë, me 10 pikët në total. Takimi i radhës e çon në transfertë në Maliq “Butrintin” tonë.

NJOFTIM

Për arsye të kryerjes së punimeve për përfundimin e rrjetit kryesor KUZ Sarandë në Rr Butrinti, dhe rrjedhshmërine e qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, nr. 150 datë 28/10/2021
“Për pezullimin e qarkullimit në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”.

🔹Pezullohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në segmentin kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” deri te Hotel “Butrinti” nga
08/11/2021 deri më 15/12/2021
🔹Qarkullimi i autoveturave do të bëhet nga kryqëzimi i Rr: “Skënderbeu” me Rr: “Butrinti” – Rr: “Teki Hadëri” – pas turizmit Rr: Nr.10 – Rr “Butrinti” sipas ilustrimit ne foto.
Ky itenerar do të jetë vetëm me një sens , vetëm vajtje.
🔹Autobusët e linjës rrethqytetase Sarandë-Ksamil-Butrint do të lëvizin në itenerarin Sarandë-Metoq-Cukë-Kanali i Çukës-Ksamil-Butrint.
🔹Rregullimi i qarkullimit të shoqërohet me sinjalizim rrugor.
🔹Për zbatim ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Publike,Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake.
🔹Kopje e urdhërit i përcillet Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

PËRVOJA GJERMANE NË MENAXHIMIN E MBETJEVE, FOKUSI I TAKIMIT ME BASHKIAKËT NGA QYTETI LUBECK

Përfitimi i Sarandës nga mbështetja e qeverisë gjermane dhe projekti GIZ, është çuar me tej, me shpalosjen e praktikës së mirë dhe përvojës që sollën bashkiakë nga qyteti Lubeck në Gjermani. Vlerësimi i parë i Kryebashkiakut Adrian Gurma, në tryezën me ta, ishte për privilegjin që iu bë Sarandës duke u përfshirë e para në projektin e riciklimit të mbetjeve në burim dhe në qendër. “Saranda është markë e turizmit shqiptar tashmë- tha ai- ndërsa përvojat që na vijnë nga ju, na japin shansin që të bëhemi lider edhe për trajtimin e mbetjeve”. Fjala e disa prej drejtuesve të sektorëve specifikë, si dhe e përfaqësuesve e vendimmarrësve të rëndësishëm nga qyteti Lubeck, solli shumë thjesht atë që është qasje për qytet të pastër në Lubeck, e mundshme për t’u adoptuar edhe në kushtet e Sarandës. Në cilësinë e kryesueses së delegacionit gjerman dhe si anëtare e parlamentit të qytetit Lubeck, Zj. Aneta Wolters, tha se qyteti nga vijnë ka traditë për lidhjen e qyteteve më të fuqishme bregdetare prej shekujve 13-14 dhe ky është prezantuar si mision që vazhdon edhe me Sarandën. Përfaqësues të kompanisë gjermane në Lubeck, që merret me ndotjet, me pastrimin e rrugëve etj., thanë se janë këtu për të parë situatën reale dhe për të gjetur se ku janë mundësitë e bashkëpunimit. Të pranishmit u njohën me një prezantim video për hapat e hedhura me Qendrën e Riciklimit të mbetjeve në Volloder dhe me ardhmërinë e projektit në të ardhmen e afërt. Kreu i Bashkisë Gurma u shpreh para miqve nga Lubeck se takimin me ta e quan një hallkë të parë të zinxhirit të një bashkëpunimi që mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, si për ligatinat, kompostimin e mbetjeve etj. “Është çelur një portë bashkëpunimi me Lubeck për menaxhimin e mbetjeve- tha Gurma-por ky moment është oportun edhe për të nisur procedurë binjakëzimi mes nesh”.

 

VALE- Jetë e qëndrueshme

Banorët e vegjël të Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” shijuan shfaqjen e bukur me numra të larmishëm të ofruar nga pjestarë vullnetarë të shoqatave nga Italia, Naukleros, Pirates of Apulia, Clown x Bene, I Kastriota, Culturale Raetica, të shoqëruar nga ansambli “Zëri i Bilbilit” dhe artistët e vegjël të Qendrës Kulturore e Fëmijëve Sarandë, ku dëfryen e u argëtuan të gjithë së bashku.