Dita e sotme ka wenë ajo e vendosjes së pastërtisë në rrugën hyrëse të Sarandës. Janë disa orë punë e njësisë mbështetëse të Bashkisë për “krehjen” e këtij segmenti hyrës nga Ura e Gajdarit deri në Metoq. Shpërndarja e skuadrës së punëtorëve në tërë këtë hapësirë, ka bërë që mbetjet dhe hedhjet e vjetra e të reja, të hiqen dhe të jepet kështu një tjetër prezantim hyrës për në Sarandën e turizmit.
















