FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNIMIN MBI MENAXHIMIN E PROJEKTEVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË SARANDË

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.
Bashkia Sarandë në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD2 në Shqipëri ka shpallur më 26 Nëntor 2021 Thirrjen e parë publike për OShC-të e cila do të jetë e hapur deri më 29 Dhjetor 2021. Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD2 do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekte për organizatat e shoqërisë civile. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen.

Dita e hapur organizohet më 9 Dhjetor 2021, në sallën e Bashkisë Sarandë.
Trajnimi për “Ciklin e Menaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 9 – 10 Dhjetor 2021, në sallën e Bashkisë Sarandë.

Këto aktivitete do të zhvillohet pranë Bashkisë Sarandë sipas agjendës.

֍ Kliko per te zbritur agjendën֍

KUJDESJE PËR TË SJELLË PASTËRTI NË HYRJEN E SARANDËS

Dita e sotme ka wenë ajo e vendosjes së pastërtisë në rrugën hyrëse të Sarandës. Janë disa orë punë e njësisë mbështetëse të Bashkisë për “krehjen” e këtij segmenti hyrës nga Ura e Gajdarit deri në Metoq. Shpërndarja e skuadrës së punëtorëve në tërë këtë hapësirë, ka bërë që mbetjet dhe hedhjet e vjetra e të reja, të hiqen dhe të jepet kështu një tjetër prezantim hyrës për në Sarandën e turizmit.

 

PROMOVOHET LIBRI I HISTORISË 60-VJEÇARE TË ESTRADËS PROFESIONISTE TË SARANDËS

Estrada Profesioniste e Sarandës, që ka bërë emër dhe histori në shkallë vendi, e ka tani të mbledhur në një libër këtë histori. “Aroma e një kohe që po ikën” është titulli i këtij libri, materialet e të cilit janë mbledhur nga aktori e regjisori Vangjel Agora dhe janë kuruar e redaktuar nga Prof. Josif Papagjoni. Moderatori i aktivitetit promovues Xhorxhi Vasili, e ka renditur Estradën në faktorët që për dekada me radhë i kanë dhënë identitet Sarandës në shkallë vendi, krahas shumë të tjerave, si: cilësia në mësimdhënie, rekordmenët në not, emocionet në volejboll e majat në sportin e shahut. Mirëserardhjen në promovim dhe mirënjohjen të gjithë atyre që kanë një tullë në murin e kësaj Estrade, ua dha qytetari i parë i Sarandës, Adrian Gurma. Ai tha se Estrada e Sarandës është një aset i çmuar i historisë së këtij qyteti dhe një nga identitetet e Sarandës në vite. Ky ishte dhe motivi, u shpreh ai, pse Bashkia u bë mbështetëse për botimin e këtij libri. Adrian Gurma ishte falenderues që Qendra Kulturore e Sarandës, si vazhduese e historisë së Estradës, mbajti një peshë të madhe në aktivitetet që shoqëruan sezonin turistik 2021. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku Gurma tha se nuk ndjehet mirë që eventi i lëtij promovimi nuk mund të bëhej dot në atë që e quajti “Shtëpi të Estradës” dhe bëri publik lajmin se pritet dhënia e fondit që do të duhet për rikualifikimin e Kinoteatrit “Butrinti”. Projektin tjetër ambicioz për ngritjen e Bandës muzikore të Fëmijëve, kreu i Bashkisë Gurma, e solli si argument tjetër të kthimit të vëmendjes së institucionit që drejton, nga fusha e artit dhe kulturës në qytet. Akademiku Josif Papagjoni u shpreh i plotësuar që një aseti si Estrada Profesioniste e Sarandës, iu dha mundësia të ketë një memorje të shkruar që qyteteve më të mëdha ende u mungon. E për këtë ka vlerësuar që mbështetja nga Kryetari Gurma ishte e menjëhershme. Libretisti dhe regjisori i shquar Pëllumb Kulla, tha se ndjehet edhe ai pak sarandiot e këtë ndjesi e ka të prejardhur nga bashkëpunimi i ngushtë me trupën e Estradës së Sarandës, nga muqësoa me regjisorin emblematik të saj Thoma Milaj dhe nga bashkëpunimi me libretistin Enver Isufi etj. Në cilësinë e ish-drejtorit të institucionit të kulturës dhe si krijues, Zaho Vasili tha se me librin e Estradës po plotësohet kolana e librave “Saranda”, që ka nisur me memorjen mjeksore e ka vijuar me librat për volejbollin e notin. Autori Vangjel Agora tha se pika e nisjes së këtij botimi ishte tema e tij e diplomës, që e mbrojti me profilin e kësaj Estrade. “Aroma e një kohe që po ikën”, sipas tij, është shkruar nga dhjetëra profesionistë e qindra amatorë që janë bërë pjesë e historisë së Estradës në rrugën e saj. Libri për Estradën u vlerësua i denjë për të qenë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe për t’ua dhënë si suvenir miqve të veçantë të Sarandës.