FESTIMET PËR FUNDVIT

 

Me shumë tinguj dhe ngjyra ka qenë mesdita e 20 dhjetorit për nxënësit më të dalluar në mësime dhe veprimtari artistike e kulturore, nga shkollat e ciklit 9-vjeçar të Bashkisë së Sarandës. Mes një atmosfere të gëzueshme që sjellin përherë festat e fundvitit, ata performuan në një koncert të përbashkët me këngë, numra koreografikë dhe interpretime në instrumenta muzikorë.
Kreu i Bashkisë Adrian Gurma i përshëndeti fëmijët, prindërit dhe mësuesit e pranishëm, për bashkimin e energjive të tyre të përditshme në procesin e shkollimit dhe kulturimit në nivele të admirueshme dhe i ka uruar ata për më shumë shëndet, gëzime dhe suksese në Vitin e Ri 2022.

 

SARANDA: QYTETI I KONSULLATËS SË PARË TË ÇEKISË NË SHQIPËRI

Sot në prerjen e shiritit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Çekisë në Sarandë.
Ambasadori Jaroslav Ludva tha se kjo është një ditë e veçantë për Çekinë dhe Sarandën, si një ogur i mirë për shtimin e shkëmbimit të kulturave mes dy shteteve dhe se kjo është një mundësi që bizneset të përfitojnë shërbime të lehtësuara dhe asistencë dhe që njerëzit e kulturat tona t’i sjellim më afër. Kryebashkiaku Adrian Gurma e quajti një privilegj që Saranda të bëhet vendi i të parës konsullatë çeke në Shqipëri që do të ofrojë shërbime konsullore për qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës. Ngjarje historike në marrëdhëniet 99-vjeçare mea Shqipërisë dhe Çekisë, e ka quajtur Lolita Jorkevitz hapjen e Kondullsatës së Nderit në Sarandë.

 

APEL QYTETAR.

Fenomene të shëmtuara, me skena vandalizmi karshi pronës publike, kanë ndodhur orët e fundit në qytet. Copëtohen koshat dekorativë prej betoni në shëtitore, duke dhënë pamje të trishtë edhe kur i shikon në këto foto, e jo më në realitet. Demtohen koshat e vegjël në rrugët e qytetit, shkulen e flaken ne det stolat dekorativë, në Plazhin e Ri.
E PAKUPTUESHME kjo ndjenjë sulmi ndaj të bukurës, utilitares, funksionales, për një qytet me mjedis të pastër. Reagimi i Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit kanë qenë të menjëhershëm, duke identifikuar, e vënë para përgjegjësisë ligjore, njërin nga autorët e kësaj çmendurie, ndaj qytetares dhe urbanes, me një instikt shkatërrues të pakuptueshëm.
Nga ky episod i shëmtuar dhe i dënueshëm, marrim shkas dhe APELOJMË, që në mbrojtje të pasurisë publike dhe jo në zhbërjen e saj, TË JEMI TË GJITHË!
Të jemi në mbrojtje të publikes, të mirës të bukurës, duke i dhënë më shumë qytetari, përditshmërisë sonë!

NJË SHTËPI SI “E ËMBLA SHTËPI”, QË MERITON ÇDO FËMIJË

Fondacioni “Save dhe Children” dhe Shërbimet Sociale “Bethany”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë kanë organizuar edhe një veprimtari informuese për “Familje Kujdestare”. Nuk është birësim, por marrje në kujdestari e fëmijëve, qoftë edhe nga institucine sociale, siç është Shtëpia e Fëmijëve në Sarandë, për t’u ofruar atyre jetë dhe ngrohtësi prindërore. Kujdestaria shtrihet në kohë derisa ata të rriten dhe, nëse dëshirojnë, janë fëmijët që vendosin të kthehen sërish te prindërit biologjikë. Prandaj dhe ky proces njihet me termin deinstizucionalizim.
Shtëpiza me informacion për rrugën ligjore si arrihet ky deinstitucionalizim, e për tu bërë Familje Kujdestare, ju pret në hyrje të Bashkisë Sarandë.