Fondacioni “Save dhe Children” dhe Shërbimet Sociale “Bethany”, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë kanë organizuar edhe një veprimtari informuese për “Familje Kujdestare”. Nuk është birësim, por marrje në kujdestari e fëmijëve, qoftë edhe nga institucine sociale, siç është Shtëpia e Fëmijëve në Sarandë, për t’u ofruar atyre jetë dhe ngrohtësi prindërore. Kujdestaria shtrihet në kohë derisa ata të rriten dhe, nëse dëshirojnë, janë fëmijët që vendosin të kthehen sërish te prindërit biologjikë. Prandaj dhe ky proces njihet me termin deinstizucionalizim.
Shtëpiza me informacion për rrugën ligjore si arrihet ky deinstitucionalizim, e për tu bërë Familje Kujdestare, ju pret në hyrje të Bashkisë Sarandë.