Galeria “Art Saranda” mirëpret çdo autor nga treva e Sarandës ,të paraqesë punimet e veta në ekspozitën e saj.

Galeria “Art Saranda” mirëpret çdo autor 👩‍🎨👨‍🎨 nga treva e Sarandës,të paraqesë punimet e veta në ekspozitën e saj 🖼🎨në këtë vit jubilar.
Të gjithë autorët e interesuar në artin pamor janë të mirëpritur të dërgojnë punimet e tyre deri më datë 10 maj 2022, për të qenë pjesë e ekspozitës.
Për të interesuarit rregullat janë si më poshtë:
Në postën elektronike të Bashkisë Sarandë, 📩 në adresën:
info@bashkiasarande.gov.al duhet të dërgohen brenda datës 10 maj 2022:

📌Fotografi dhe pasaportë të veprës (autori, titulli, teknika, përmasat, materiali).
📌Jetëshkrimi me fotografi i autorit, si dhe të dhënat e kontaktit.
📌Veprat fizike pranohen nga Galeria deri më datën 🗓25 maj 2022.
Për më tepër informacion kontaktoni: ℹ️
📲+355696646101 📲+355692288849.

SARANDA E FINIQI DREJT KONFERENCËS “BASHKË, PËR TURIZËM PËRTEJ KUFIJVE TERRITORIALË DHE SEZONALË”

Janë konkretizuar më tej detyrat për përgatitjen e Konferencës së 6 majit 2022, që do t’i dedikohet ofrimit këtë verë të aseteve turistike të Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Finiqit, si një destinacion i vetëm. Këtij synimi i ka shërbyer një tryezë e përbashkët, e drejtuar nga Kryebashkiakët Adrian Gurma e Kristaq Kiço dhe me prani të stafeve të specializuara në fushë të turizmit, të eventeve lokale e veprimtarive kulturore e sportive, si dhe me pjesëmarrje të forcave të kualifikuara nga shoqëria civile. Nga diskutimet e bëra në këtë tryezë, iu bënë përmirësimet e nevojshme platformës së prezantuar, sipas të cilës stafet me përbërje mikste do të punojnë për organizimin e Konferencës mbi Turizmin e Integruar, më 6 maj në Qendrën Kulturore “Katina Papa” në Livadhja të Bashkisë Finiq. Nga pjesëmarrësit në tryezë, u morën përgjegjësi konkrete për organizimin e Konferencës që i paraprin dhe që pritet ta bëjë të veçantë sezonin veror 2022. Konferenca me bashkëorganizatore Bashkinë e Sarandës dhe Finiqit, synon të promovojë dhe argumentojë avantazhet e përshirjes në idenë e turizmit të integruar të sa më shumë njësive vendore në rajonin e jugut shqiptar dhe me Bashkitë ndërkufitare greke.

VAZHDON ASGJËSIMI I VATRAVE TË NDOTURA

Puna për asgjësimin e vatrave të ndotura me mbetje urbane, ka përfshirë sot periferinë e afërt të qytetit të Sarandës. Në pjesën hyrëse për në qytet, posaçërisht poshtë rrugës që kalon për në brendësi të fshatit Gjashtë, punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Bashkisë Sarandë, kryen heqjen e mbetjeve urbane, që kishin zënë vend prej kohësh në anë të rrugës nacionale, në afërsi me qendrën e banuar. Së bashku me punonjëset, në pastrimin e zonës morën pjesë edhe znj. Vilma Bello, zëvendësministre e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, z. Flamur Mamaj, Prefekt i Qarkut Vlorë, si dhe z. Adrian Gurma, Kryetar i Bashkisë Sarandë etj. Krahas punës për pastrimin, u bënë edhe sugjerime konkrete për t’i dhënë fund dukurisë së hedhjes së mbetjeve urbane jo në kazanet përkatëse dhe për nevojën e vendosjes së tabelave informuese, kamerave vëzhguese etj. Vetë banorë të Gjashtës denoncuan papërgjegjshmërinë e disa bashkëfshatarëve që shihet t’i hedhin mbetjet e tyre ku të munden, ndërkohë që Bashkia në rrugët e fshatit ka vendosur kosha. Ky ishte një rast për të reaguar edhe që kontenjerët të jenë më të shtuar në numër dhe të shpërndarë më mirë në lagjet e fshatit. Këto pak javë që ndajnë nga nisja e sezonit veror, do të jenë periudha e intensifikimit të punës, në kuadër të nismës për mjedis dhe Bashki të pastër, me impakt në cilësinë e jetës në komunitet dhe në cilësinë e ofertës turistike.

 

PRANVERA NË MARATONËN E SHKOLLARËVE

Tradita e kroseve iu rikthye Sarandës bashkë me sinjalet e para të stinës së pranverës. Në promovim të saj, shkollarët u bënë pjesë e Maratonës së Pranverës “Saranda 2022”, një veprimtari masive e organizuar nga Klubi Shumësportësh i Bashkisë, në bashkëpunim me ZVA Sarandë. Në Maratonën e pranverës 2022 morën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare të Bashkisë së Sarandës. Në përfundim të këtij aktiviteti sportiv masiv vendin e parë e meritoi shkolla 9-vjeçare “9 Tetori”. Nxënësit fitues u vlerësuan me diploma. Për vajza vendi i I i takoi Evangjelia Gurmës, vendi II Sara Babës dhe vendi III për Era Çepen. Për djem: në vendin e I u vlerësua Elsi Mustafa, në vendin e II Lusian Çepe dhe në vendin e III Bjorn Qëndro.