Urdhër për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Diten e sotme, me 12.07.2022, Kryetari i Bashkise se Sarandes, Adrian Gurma, ka nenshkruar nje ndryshim ne Urdherin Nr. 124, te dates 21.06.2022, te lidhur ngushte me mbarevajtjen e sezonit turistik. Ndryshimi ka te beje me piken 4 te Urdherit te meparshem mbi disiplinimin e levizjes se mjeteve te punes dhe menyren e funksionimit te njesive te sherbimit, tregtise dhe vperimtarive te tjera, ne mjediset publike dhe private.
Me Urhderin e ri, orari i furnizimit te subjekteve tregtare dhe njesive te tjera te sherbimit, behet:
– per automjete mbi 3.5 tone, nga ora 24:00-09:00
– per automjete deri ne 3.5 tone, nga ora 24:00-09:00 dhe nga ora 13:00-17:00.
Me poshte gjeni te plote Urdherin perkates te Kryetarit te Bashkise, qe mban numrin 124?1, date 12.07.2022.

SHAHISTËT E RINJ SARANDIOTË, NDËR MË TË MIRËT NË SHKALLË VENDI

“Butrinti” u përfaqësua në Kampionatin Individual të shahut për të rritur, në Tiranë, nga Eklea Omeri dhe Zeno Veleshnja. Shahistja e talentuar Eklea Omeri zuri vendin e tretë, me pikë të barabarta me vendin e dytë. Kjo i dha të drejtën, për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar për femra, në Olimpiadën Botërore të shahut, që do të zhvillohet në Indi, nga data 28 korrik – 10 gusht 2022 Ndërkaq, shahisti tjetër i Zino Veleshnja doli nënkampion për të rritur Edhe në Kampionatin Individual të Shahut për të Rinj, sipas grupmoshave, “Butrinti” performoi mirë. Ishin shahistët: Orjon Halili U10, Leo Cama dhe Irakli Thoma U12. Mateo Cicaj dhe Eklea Omeri U14, Kelvin Kosta U16 dhe U18. Megjithëse disa prej tyre garonin për herë parë, të gjashtë shahistët tanë bënë figurë të mirë dhd treguan vlera. Sërish ishte shahistja ishte Eklea Omeri që fitoi titullin kampion për djem dhe vajza. Ndërsa Kelvin Kosta meritoi vendin e tretë në Kategorinë U18.

 

PAS RIFORMATIMIT, BËHET MË FUNKSIONALE ZYRA E INFORMACIONIT TURISTIK

Përmirësimet e nisura në mënyrën e menaxhimit të sezonit veror nga Drejtoria e Turizmit në Bashki, janë të dallueshme edhe në riformatimin që po i bëhet Zyrës së Informacionit Turistik (ZIT), në qendër të qytetit. Ajo ka ndryshuar imazh, duke u bërë më tërheqëse për turistin vendas e të huaj, qysh në prezantimin vizual. Edhe më e rëndësishme është se edhe ana përmbajtësore e ajo funksionale, është përmirësuar dukshëm. . Në të tashmë ofrohet informacion i nevojshëm e praktik për çdo të interesuar, lidhur me guidat e përditësuara të kësaj vere, me mundësitë e alternativat për udhëtim drejt destinacioneve dhe pikave më interesante të interesit turistik, shoqëruar me rekomandimet e të dobishme. Në këtë Zyrë të Informacionit Turistik ofrohen harta të posaçme guidimi, albume e manuale që i përgjigjen interesit të shtuar të pushuesve për të qenë sa më të infomuar dhe sa më të orientuar gjatë lëvizjes së tyre me mjete të transportit publik, taksi apo në rrugë detare. Për këdo që paraqitet dhe pajiset me informacion në ZIT të Bashkisë, plotësohet një anketë në formatin e interviste. Ajo i shërben pasurimit të bazës së të dhënave për vendin nga vijnë turistët, për trendin e kësaj vere, si dhe një feedback për shërbimet që atyre u ofrohen.

“PËRRALLË E RRALLË”, EKSPOZITA MË E RE E GALERISË “ART-SARANDA”

Në Galerinë “Art-Saranda” është përuruar ekspozita e autorit shqiptar, të mirënjohur edhe në disa vende të botës, Genti Tavanxhi, titulluar “Përrallë e rrallë”. Në promovimin e saj ishin të pranishëm krijues, artistë, njerëz të biznesit, gazetarë, dashamirë të artit, qytetarë dhe pushues të Sarandës. Ata patën rastin të prekin përrallën e sjellë mjeshtërisht me skulpturën dhe pikturën me sens të fortë bashkëkohor të autorit Genti Tavanxhi. Ai vjen në Sarandë pas 200 ekspozitave të hapura në Shqipëri dhe në disa vende të botës, ku ka fituar çmime dhe admirime të veçanta. Ekspozita vetiake, e sjellë prej tij në Sarandë, përbëhet nga 26 punë në skulpturë e pikturë, kryesisht të frymëzuara nga motive e figura mitologjike, që kanë në qendër sensualitetin femëror. Genti Tavanxhi është i njohur për Sarandën, me pjesëmarrjen në simpoziumin e parë të skulpturës dhe si autor i një 6 skulpturave të vendosura në Atelienë e hapur në shetitoren tonë. Ekspozita e tij “Përrallë e rrallë”, do të jetë e hapur për publikun dhe turistët, gjatë gjithë muajit korrik. Ajo është e shtata për këtë vit në kalendarin e eventeve artistike të Galerisë “Art-Saranda”