NË 65-VJETORIN E ORGANIZATËS SË VETERANËVE TË LANÇ

Veteranë e pasardhës të tyre në Sarandë, përkujtuan dhe nderuan rrugën 65-vieçare të organizatës së veteranëve të LANÇ, krijuar më 1957. Në fjalën e mbajtur me këtë rast nga Neriman Gjivogli, Kryetare e Komitetit të Veteranëve në Sarandë, u përvijua rruga dhe veprimtaria e kësaj organizate, që në misionin e saj ka ruajtjen dhe transmetimin në breza të ndjenjave të patriotizmit dhe atdhedashurisë. Ajo u shpreh me nderim për këto që ka aderuar e aderon në këtë organizatë, me bindjen se vlerat dhe trashëgima e kohës së luftës për çlirim, për rindërtimin dhe ndërtimin e vendit, as vjetërohen e as tjetërsohen. U kujtuan e u nderuan të gjithë ata që ndër vite kanë drejtuar degën lokale të organizatës së veteranëve të LANÇ në Sarandë. Duke uruar për këtë jubile të 65-vjetorit të organizatës së Veteranëve të LANÇ, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma tha se: “Tek puna shumë e vëmendshme që bëni me kategorinë e të rinjve apo pasardhësve të veteranëve, ju i bëni shoqërisë një shërbim shumë të çmuar, sepse mbani gjallë dhe siguroni vazhdimësinë e kësaj fryme dhe të vlerave më të mira, që ju i kini vetë, por nuk i mbani për vete.”. Ilirjan Haxhi, në cilësinë e sekretarit të organizatës së veteranëve të Sarandës, tregoi për rrugën dhe punën e madhe që është bërë e bëhet, në mënyrë që kjo trashëgimi të mbahet e gjallë dhe të përcillet tek pasardhësit e veteranëve. Deputeti Niko Kuri nënvizoi se modeli që gjejmë në jetën e çdo veterani është frymëzues për brezat e rinj të çdo kohe. Ndërsa nënprefekti i Sarandës, Mirosh Birjani, duke sjellë edhe urimet e Prefektit Flamur Mamaj, u ndal në vlerësimin e vendosjes së busteve të Tre Heronjve buzë shetitores në Sarandë, si një argument të mbështetjes fuqishëm nga pushteti vendor për të përjetësuar vlerat e atdhedashurisë dhe si një vepër që do t’u flasë brezave. Për 21 pasardhës veteranësh nga Saranda, Ksamili, Berdeneshi etj., me kontribut të spikatur në mbajtjen gjallë të traditave të patriotizmit e atdhedashurisë dhe për punë të palodhur në transmetimin e këtyre vlerave, u dhanë Çertifikata Mirënjohjeje, nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma.

 

KONCERT TRIGJUHËSH NË SKENËN E SHETITORES

Skena e vendosur në shetitore gati për çdo mbrëmje ka tani koncerte e performanca të artistëve lokalë e të ftuar. Ato sjelllin ofertën e tyre artistike, që shoqëron pushimet në netët e sezonit turistik. “Rikthimi” titullohej koncerti recital i sopranos Luljeta Strefi Polumbo, që u dha lëtë fundjavë, i mbështetur nga Bashkia e Sarandës. Publiku vendas dhe turistët që janë duke pushuar në qytetin e Sarandës, e ndoqën me shumë interes dhe e pritën me ngrohtësi koncertin e këngëtares. Kjo, edhe për faktin se ajo interpretoi me pathos mjaft këngë të njohura e të dashura nga fondi i muzikës shqiptare, por edhe sepse repertori i saj kishte këngë të zgjedhura të muzikës greke e asaj italiane, me të cilat ia doli të mbajë të mbërthyer publikun. Luljeta Strefi ka qenë edhe herë të tjera në skenën e Sarandës e kjo shprehej edhe me titullin “Rikthimi”, të koncertit të saj në këtë meskorriku. Drejtor artistik ishte napolitani Giuseppe Polumbo. Koncerti u moderua nga Pranvera Brinja, artiste sarandiote.

 

SARANDA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË GJERMANI

Bashkia e Sarandës, është një prej tri Bashkive të vendit, që nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë e qytetit Lübeck në Gjermani, për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Në përbërje të një delegacioni me homologë të Kukësit e Cërrikut, kryebashkiaku Adrian Gurma, u njoh nga afër me përvojën dhe modelin gjerman të ndarjes që në burim të mbetjeve urbane dhe të funksionimit të impiantit të ujërave të ndotura. Kryetari Gurma dhe dy kryebashkiakët e tjerë nga Shqipëria, nënshkruan me homologun e Lubeck, Jan Lindenau, Marrëveshjen e Bashkëpunimit lidhur me manaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Nga zbatimi i saj, pritet të implementohet e njëjta përvojë, duke ndryshuar qasja në fushën e trajtimit të mbetjeve dhe të vijnë përmirësime në nivelin e pastërtinë në territor.

 

Njoftim për ndryshim në Urdhërin për mbarëvajtjen e sezonit veror

Diten e sotme, me 12.07.2022, Kryetari i Bashkise se Sarandes, Adrian Gurma, ka nenshkruar nje ndryshim ne Urdherin Nr. 124, te dates 21.06.2022, te lidhur ngushte me mbarevajtjen e sezonit turistik. Ndryshimi ka te beje me piken 4 te Urdherit te meparshem mbi disiplinimin e levizjes se mjeteve te punes dhe menyren e funksionimit te njesive te sherbimit, tregtise dhe vperimtarive te tjera, ne mjediset publike dhe private. Me Urhderin e ri, orari i furnizimit te subjekteve tregtare dhe njesive te tjera te sherbimit, behet: – per automjete mbi 3.5 tone, nga ora 24:00-09:00 – per automjete deri ne 3.5 tone, nga ora 24:00-09:00 dhe nga ora 13:00-17:00. Me poshte gjeni te plote Urdherin perkates te Kryetarit te Bashkise, qe mban numrin 124/1, date 12.07.2022.