SHAHISTËT E “BUTRINTIT”: KAMPIONËT E VITIT 2022

Një tjetër arritje të rëndësishme, tashmë në ekip, kanë arritur shahistët e Sarandës, nën emrin “Butrinti”. Në kampionatin ekipor kombëtar të Ligës Superiore, të zhvilluar në Shëngjin-Lezhë, nga 24 -30 tetor, ekipi i shahut ‘Butrinti ‘ u shpall kampion kombëtar për vitin 2022, midis 8 ekipeve më të mira të vendit. Në përbërje të ekipit ishin Lime Mihasi lojtar dhe trainer ekipi; Kelvin Kosta, Eklea Omeri, IM Ilir Seitaj, FM Zino Veleshnja, Melsed Kabo, Çlirim Guxho e Erald Mihasi. Edhe në kampionati individual mbarëkombëtar në Rapid dhe Blic, lojtarët sarandiotë bënë performancë të shkëlqyer Këto rezultate të nivelit më të lartë, ata ia dedikojnë përgstitjes serioze e sistematike për këtë kampionat, si dhe harmonisë, kompaktësisë dhe mbështetjes nga ana e Bashkisë të sportit të shahut. Me statusin e ekipit kampion, ekipi “Butrinti ” do të marrë pjesë në Champions Ligue, shtatorin e vitit 2023, që do të zhvillohet në Durrës. Ndërkaq, shahistja e talentuar Eklea Omeri do të marrë pjesë në Kampionatin Europian qe zhvillohet në Turqi nga 5-15 nëntor 2022.

 

NJË DITË NDRYSHE ME HALLOWEEN

Fëmijët e Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, u përfshinë në situatat argëtuese të organizuara në Ditën e Halloween-it. Kjo ishte një ditë ndryshe edhe për këta fëmijë, që me maska, simbole dhe veshje të pazakonshme e të frikshme, dhanë mesazhe të triumfit kundër frikës. Ata imituan kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm, të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz, që kanë krijuar një stil të tyre. Njëherësh kjo festë ndryshe, shërbeu që secili prej fëmijëve të mësojë diçka më tepër nga sa ka dëgjuar në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme, që zakonisht njihet me emrin Halloween.

 

VEPRIMTARI PROMOVUESE PËR ROMANIN E AUTORIT ODISE KOTE

Në ditën e fundit të Tetorit të Librit, një tjetër promovim në mjediset e Galerisë “Art-Saranda”. Saranda u bë stacioni i radhës në turin e promovimeve të organizuara nga autori gjirokastrit Odise Kote, për romanin e tij më të ri “Amerikani”. Promovimi u organizua nga Bashkia e Sarandës, në bashkëpunim me Klubin e Krijuesve “Joanianë”, në një atmosferë të ngrohtë mes njerëzve të letrave, artit, kulturës dhe medias. Duke ndarë me të pranishmit emocionin dhe kënaqësinë e prezantimit të romanit “Amerikani, Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma tha se “Ky roman është një vlerë e re që i shtohet panteonit të letërsisë shqipe dhe shpresojmë që ky prezanti. të na shërbejë për të nxitur leximin e librit, për të gjetur secili pak kohë për të lexuar”. Talentin e spikatur të autorit Kote e vlerësoi edhe Kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Golemi. Poeti dhe studjuesi Timo Mërkuri paraqiti një material zbërthyes për vlerat e romanit “Amerikani”. Konsiderata të larta për autorin Odise Kote dhe për romanin më të ri, dha Hekuran Halili, poet e prozator dhe nënkryetar i Klubit të Krijuesve “Jonianë”. Një vështrim më kapilar për romanin bëri poeti dhe studjuesi i letërsisë Bardhyl Maliqi. Një profil të autorit dha Dr. Irena Gjoni, Master në Letërsi. Me konsideratë folën edhe gazetarët Ëngjëllush Serjani e Bardhyl Bejko. Autori Odise Kote u shpreh i surprizuar nga organizimi i promovimit, nga diskutimet profesionale e serioze mbi letërsinë dhe romanin e ri, me një komunitet artistik që e quajti tejet simpatik, të sofistikuar, kuruar më së miri në sprova botimesh e ekspozimesh.

 

NJOFTIM

Nga 1️⃣ nëntori hapet procesi i aplikimit për marrjen në përdorim të parcelave për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi 💻🏖️
👉🏼Aplikimet kryhen 📲 online në @E-Albania dhe sistemi që do të qëndrojë i hapur për 30 ditë.
Kujdes❗ Nuk do të ketë hapje të dytë të sistemit dhe çdo parcelë për të cilën nuk do të aplikohet, do të kalojë automatikisht në parcelë publike.
Për verën 2023 rritet edhe sipërfaqja minimale e detyrueshme publike në çdo bashki, në 30%
ndërsa aplikuesit të mos harrojnë se kontraktimi i vrojtuesit të plazhit dhe shlyerja e detyrimeve tatimore janë kushte të panegociueshme
Informohu në link-un e mëposhtëm për procedurat e aplikimit,që nis më 1 nëntor.