Fëmijët e Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, u përfshinë në situatat argëtuese të organizuara në Ditën e Halloween-it. Kjo ishte një ditë ndryshe edhe për këta fëmijë, që me maska, simbole dhe veshje të pazakonshme e të frikshme, dhanë mesazhe të triumfit kundër frikës. Ata imituan kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm, të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz, që kanë krijuar një stil të tyre. Njëherësh kjo festë ndryshe, shërbeu që secili prej fëmijëve të mësojë diçka më tepër nga sa ka dëgjuar në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme, që zakonisht njihet me emrin Halloween.









