GJASHTA: PËRFTUESE DIREKTE NGA ZHVILLIMET TURISTIKE

Dëgjesa publike me banorë të Gjashtës u përshkua nga qasja për ta trajtuar atë me statusin e një lagjeje të qytetit. Kjo u shpreh së pari në fjalën e Kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma, i cili tha se “Në Gjashtë problematikat nuk janë si në pjesën tjetër të territorit dhe ju jeni përfitues edhe nga turizmi që bëni”. Ai nënvizoi se investimet kryesore që janë kërkuar, kemi gjetur mundësinë ti realizojmë. Duke qenë fshati më i afërt me monumentin që i ka dhënë emrin Sarandës, investimi për këtë rrugë ishte ndër kërkesat prioritare. U tha se vetëm në këtë mandat Bashkie është bërë punë për Gjashtën, duke veçuar procedurat e shpejtuara për marrjen e AMT-ve, kanalet kullues, shpërndarjen e ullinjve falas etj. Ndërkaq, edhe pretendimet kanë qenë për më shumë. Banorët kërkuan përmirësim të furnizimit me ujë të pijshëm, zgjerim të rrugës te Xhamia dhe të nisin investime edhe në rrugë të brendshme, të bëhen përmirësime në ndriçimin publik etj. Ata kërkuan mbështetje edhe për kapërcimin e ngërçit me pronësinë mbi tokën, pasi diku janë bashkëpronarë me shtetin e diku me fqinjin apo fisin. Në këtë dëgjesë është hedhur edhe ideja e hapjes së rrugës së gjashtë, që do të thotë jetë për Gjashtën.

 

TAKIM ME KAMPIONË TË PARASHUTIZMIT

Ekipe pilotësh nga Shqipëria, Republika Çeke e Zvicra, kanë patur Sarandën ndalesë të tyre të radhës. Të gjithë janë pjesmarrës në Edicionin e 12-të të “Albanian Coast Trip Paramotor”, organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës. Ndalesa në Sarandë ishte një rast për t’u kontaktuar e përgëzuar nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. Ai falenderoi emblemën e aeronautikës shqiptare Alket Islami për këtë vizitë, si dhe u uroi fluturim të mbarë vajzave e djemve. Kreu i Bsshkisë Gurma vlerësoi se ata janë kampionë jo vetëm në parashutizëm, por edhe ambasadorë të shkëlqyer në promovimin e bukurive rralla të Rivierës Shqiptare e veçanërisht të Sarandës. Alket Islami i dhuroi Kryebashkiakut Gurma logon e Federatës Shqiptare të Aeronautikës. Një suvenir të veçantë i dhuroi atij edhe ekipi i parashutistëve nga Çekia.

 

METOQ: BANORËT i NDIHMOJNË HARTIMIT TË PROJEJTBUXHETIT

Metoqi ishte ndalesa e radhës për dëgjimin e zërit të banorëve, si nevojë për buxhetim me pjesëmarrje. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma Gurma tregoi për vëmendjen dhe investimet në rritje nga ana e Bashkisë për këta banorë, duke përmendur përmirësimet në infrastrukturë e urbanizim, përshpejtimin e çertifikimit për tokat, pastrimin e kanaleve ujitëse dhe dhënien e subvencionit për naftën etj. Ai tha se për vitin e ardhshëm mbështetja finanaciare do të jetë më e madhe, duke ftuar të pranishmit të thonë çfarë ata vlerësojnë si priotitete. Edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Asaf Stroka, u tha metoqatëve se opinioni i tyre ka rëndësi për identifikimin e ndërhyrjeve më të domosdoshme. Diskutantët në dëgjesë sugjeruan që në buxhetin e vitit që vjen, të planifikohet ndërhyrje për rrugën që çon te zyra postare, si dhe segmentin rrugor nga Kisha deri tek ura, rruga e lagjes Burimi deri në thertore, si dhe rrugën e varrezave të fshatit. Kërkesa të tjera lidheshin me përmirësimin e shërbimit të furnizimit me ujë dhe të ndriçimit, si dhe vendosja e disa barrierave në rrugë për të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes dhe vendosjs e disa stolave për të moshuarit. Diskutimi me banorët e Metoqit, ishte i hapur dhe përmes tij erdhën shqetësimet e komunitetit. Zgjidhja e më të rëndëdishmeve prej tyre, do të reflektohen në projektbuxhetin e vitit 2023 për këtë fshat, që konsiderohet vazhdim dhe prezantim i qytetit të Sarandës.

 

NË SHETITORE: NJË PREZANTIM BEFASUES I PASURIVE NËNUJORE TË SARANDËS

Atë që jo të gjithë kemi mundësi ta shohim, çfarë befasish përmban nënuji, e pamë përmes një prezantimi filmik dhe një ekspozite fotografike. E tëra ndodhi në Sheshin e Limanit të Sarandës, si një iniciativë e studjuesit Auron Tare. Publik i këti prezantimi, që pati edhe mbështetjen e Bashkisë së Sarandës, ishin intelektualë të qytetit, arkeologë, njerëz të interesuar për informacion shkencor, mjedisorë dhe njerëz të medias etj. “Jemi me fat që jetojmë në një Sarandë që ka gjithçka. Përgjithësisht shijojmë bukuritë e mbitokës, ndërsa na jepet rasti sot të mësojmë për nënujin dhe turizmin e npnujit”, tha ndër të tjera në fjalën e vet përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma. Këtë ai e ka parë si një arësye më shumë për ta vizizuar Saranfën, ndërsa prezantimin e ka cilësuar si hallkën e parë të një zinxhiri aktivitetesh me këtë temë, edhe për të fituar sfidën për të qenë miqsorë me mjedisin. Gjatë prezantimit “Pasuritë nënujore shqoptare”, Auron Tare mbajti një narrativë që mbajti të mbërthyer të pranishmit, pasi morën informacion pak ose aspak të njohur e të dokumentuar mbi kërkimet nënujore, në hapësirën nënujore të Sarandës, nga Butrinti, në Kanalin e Çukës dhe në Gjirin e Limjonit, skanuar me anije e teknologji bashkëkohore amerikane. “Memrja historike ka rëndësi dhe duhet të dimë se trekëndëshi Sarandë-Butrint zë vend në fillesat e letërsisë botërore”, u shpreh prezantuesi Auron Tare. Ai tha se anija “Hercules” filloi explorimin e arkeologjisë nënujore prej vitit 2007 deri në vitin 2019, me shtrirje nga Ftelea deri Sazan. Amforat e zbukuara me datim para Krishtit, janë disa prej zbulimeve me shumë interes, përveç disa anijeve të mbytura. Leximi i bimësisë së nënujit, ishin pjesë e eksplorimit të kryer, pasi ashtu si toka , edhe deti ka “pyjet”’e veta. Prania e bimës së njohur me emrin Posedonia, është tregues i “virgjërisë”, ndërsa mungesa e saj është tregues negativ. Prezantimi, i shoqëruar me pamje filmike dhe me dokumenta arkivore, hodhi dritë të re edhe sa i takon sqarimit të të ashtuquajturit “incident i minimit të Kanalit të Korfuzit”, duke sjellë argumenta të mbështetura, që provojnë se nuk ishte Shqipëria që kishte vendosur mina në Kanalin e Korfuzit. Tare u ndal edhe në momentin historik të zbritjes së ish-udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov më 1959 pikërisht në vendin e prezantimit, në Sheshin e Limanit të Sarandës. E kjo, sipas tij, meriton të tregohet përmes një pllake memoriale, pasi për kohën ishte njeriu i fuqishëm i planetit. Përveçse nga Bashkia e Sarandës, eventi u mbështet nga UNDP e RPM Nautical.