Metoqi ishte ndalesa e radhës për dëgjimin e zërit të banorëve, si nevojë për buxhetim me pjesëmarrje. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma Gurma tregoi për vëmendjen dhe investimet në rritje nga ana e Bashkisë për këta banorë, duke përmendur përmirësimet në infrastrukturë e urbanizim, përshpejtimin e çertifikimit për tokat, pastrimin e kanaleve ujitëse dhe dhënien e subvencionit për naftën etj. Ai tha se për vitin e ardhshëm mbështetja finanaciare do të jetë më e madhe, duke ftuar të pranishmit të thonë çfarë ata vlerësojnë si priotitete. Edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Asaf Stroka, u tha metoqatëve se opinioni i tyre ka rëndësi për identifikimin e ndërhyrjeve më të domosdoshme. Diskutantët në dëgjesë sugjeruan që në buxhetin e vitit që vjen, të planifikohet ndërhyrje për rrugën që çon te zyra postare, si dhe segmentin rrugor nga Kisha deri tek ura, rruga e lagjes Burimi deri në thertore, si dhe rrugën e varrezave të fshatit. Kërkesa të tjera lidheshin me përmirësimin e shërbimit të furnizimit me ujë dhe të ndriçimit, si dhe vendosja e disa barrierave në rrugë për të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes dhe vendosjs e disa stolave për të moshuarit. Diskutimi me banorët e Metoqit, ishte i hapur dhe përmes tij erdhën shqetësimet e komunitetit. Zgjidhja e më të rëndëdishmeve prej tyre, do të reflektohen në projektbuxhetin e vitit 2023 për këtë fshat, që konsiderohet vazhdim dhe prezantim i qytetit të Sarandës.