JETA KULTURORE PASUROHET NGA NJË KONCERT VOKAL-INSTRUMENTAL

Një koncert vokal-instrumental i nje grupi muzikantesh te ardhur nga kryeqyteti, që pati edhe mbështetjen e Bashkisë së Sarandës, shënoi një mbrëmje të veçantë argëtuese. Kuarteti i harqeve, me emrin e bukur “Friends” performoi nën drejtimin e mjeshtrit Ramazan Peku, me pjesëmarrjen e Miron Pekut, Jona Bodinakut, e Etleva Katroshit. Spikati interpretimi i sopranos Simona Karafili, soliste e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Artistëve të mirënjohur në shkallë vendi, iu bashkua edhe grupi sarandiot i fëmijëve violinistë, të drejtuar nga violinisti profesionist i Qendrës Kulturore Zamir Brinja.
Dashamirë të muzikës instrumentale patën rastin të ndjekin dhe shijojnë koncertin e “Friends”,. Ai u ndoq edhe nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, e zonja e parë.
Koncerti plotësoi shpirtërisht të pranishmit dhe pasuroi jetën kulturore të vjeshtës në Sarandë.

MESAZHI I DITËS BOTËTORE TË MIRËSJELLJES

Shumë mirë që ka një Ditë Botërore të Mirësjelles. Ajo Ditë është 13 Nëntori. Prej saj vijnë mesazhe dhe msime që vlejnë për gjithë jetën. Tek fëmijët që frekuentojnë Qendrën Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, kjo ditë shërbeu për të mësuar se sa e zbukuron sjelljen dhe karakterin përdorimi i “fjalëve magjike”. Në kuadër të Ditls Botërore të Mirësjelljes ata zbuluan se sa mirë është kur mëson të thuash fjalët e duhura e gati magjike, që janë: Faleminderit, Të Lutem, Më Fal. Ata kuptuan se përdorimi i këtyre fjalëve, nuk është thjesht etiketë e etikë, por është mënyra e duhur për t’u bërë i dobishëm për të tjerët, ndihmues dhe komunikues.

 

PËRFAQËSUES TË “SAVE THE CHILDREN” PRITEN NGA KRYEBASHKIAKU GURMA

Bashkia e Sarandës e ka të qenësishëm profilin e saj social. Politikat sociale dhe mbështetja e shtresave më në nevojë, mbeten një orientim thelbësor i veprimtarisë së saj. Këtë e tregon edhe spektri i gjerë i institucioneve me natyrë sociale, që janë në varësi e në vëmendjen e saj. Prirja për të aplikuar në to shërbime të standartit europian, lë gjithmonë të hapur bashkëpunimin institucional dhe referimin ndaj eksperiencave më të mira. Këtë vuri në fokus edhe pritja e rezervuar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, për dy prej përfaqësueseve të “Save the children” në Sarandë. Bashkëbisedimi me to vuri në qendër rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit, për të shkëmbyer dhe përfituar nga përvojat, në funksion të përmirësimit të veprimtarive dhe funksioneve me qasje sociale.

 

ÇUKA: E PËRFSHIRË NË PLANIFIKIM ME KËSHILLIM

Në dëgjesën publike për projektbuxhetin 2023 me banorët e Çukës, në fokus ishin problematikat e përditshmërisë së tyre. Krebashkiaku Adrian Gurma veçoi si problemin më të madh të tyre, azhornimin e pronave. Këtu do të jetë edhe mbështetja më e rëndësishme e Bashkisë me financim për vitin 2023. “Azhornimin e merr përsipër Bashkia, duke destinuar një fond të veçantë prej 200-250 milionë lekë të vjetra dhe ju do të bëheni pronar pa shpenzuar e pa paguar asgjë”, siguroi çukotët Adrian Gurma. Ky lajm u prit mirë e u vlerësua, sikurse u vlerësuan edhe mjaft nga përmirësimet e realizuara nga Bashkia në Çukë për infrastrukturën rrugore, ndrçimin, pastrimin etj., që e bënë këtë fshat të frekuentueshëm edhe nga turistët këtë verë. Por banorët i ndihmuan planifikimit për buxhetin e ri, me sugjerimin e tyre për të planifikuar vazhdimin e punës për rrethimin e varrezave, për trajtimin me bonus qeraje të atyre familjeve rome që aplikojnë, për shtrirjen e ndriçimit publik në çdo lagje dhe zëvendësimin e shtyllave të vjetëruara, vazhdimin e betonimit të rrugëve në brendësi të fshatit etj. U mbajt shënim edhe kërkesa që autobusi urban të vihet më mirë në shërbim të banorëve të Çukës, pasi shpesh detyrohen të lëvizin duke përdorur shërbimin taksi për nevoja ditore të vajtje-ardhjes në Sarandë e anasjelltas.