Shumë mirë që ka një Ditë Botërore të Mirësjelles. Ajo Ditë është 13 Nëntori. Prej saj vijnë mesazhe dhe msime që vlejnë për gjithë jetën. Tek fëmijët që frekuentojnë Qendrën Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, kjo ditë shërbeu për të mësuar se sa e zbukuron sjelljen dhe karakterin përdorimi i “fjalëve magjike”. Në kuadër të Ditls Botërore të Mirësjelljes ata zbuluan se sa mirë është kur mëson të thuash fjalët e duhura e gati magjike, që janë: Faleminderit, Të Lutem, Më Fal. Ata kuptuan se përdorimi i këtyre fjalëve, nuk është thjesht etiketë e etikë, por është mënyra e duhur për t’u bërë i dobishëm për të tjerët, ndihmues dhe komunikues.