TE GJAKOVA SIMOTËR PËR 15-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Një delegacion nga Bashkia e Sarandës, i kryesuar nga Kryetari Adrian Gurma, ka marrë pjesë në festimet e organizuara për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Gjakovën e binjakëzuar me Sarandën. Aktiviteti më i rëndësishëm i këtyre festimeve ishte një Seancë Solemne me kryefjalë Pavarësinë, organizuar në sallën e koncerteve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Në ekranin e madh të skenës u projektua Deklarata e Pavarësisë, e nënshkruar 15 vjet më parë, ndër nënshkruesit e së cilës ishte edhe Kryetari aktual i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Në fjalën e vet ai kujtoi me emocion ato momente dhe foli për perspektivën që i çeli Akti i Pavarësisë shtetit më të ri të Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për SHBA e për miqtë e tjerë të Kosovës në botë dhe veçmas për Shqipërinë e shqiptarët. “Nuk duhet hartuar për asnjë ditë 17 shkurti 2008”- u shpreh Kryekomunari gjakovar Gjini. Në përshëndetjen e vet, Kryetari Adrian Gurma përcolli përshëndetjen e Sarandës, duke thënë se largësia mes saj dhe Gjakovës është vetëm gjeografike. “Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor ne kishim gjakovarët në Sarandë, ndërsa sot jemi ne këtu, për të bashkuar urimin për 15 vjet Pavarësi dhe për të shprehur vullnetin për të qenë bashkë”, u shpreh Kryebashkiaku Gurma. Në festimet e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kodovës, organizuar nga Komuna e Gjakovës, morën pjesë edhe delaciobe të tjera, si ai i Bashkisë së Shkodrës dhe nga komuna arbëreshe e Frascinetos, Civita e Aquafirmosa në Kalabri të Italisë.

 

DASHURI E SHPREHUR ME KARTOLINA

Në Ditën e Dashurisë, u përfshinë në mënyrën d tyre efhe ata që kanë nevojë për ta marrë dashuri nga të tjrrët. Mirënjohja e fëmijëve të Qendrës për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, u shpreh duke dhënë kartolina të punuara nga vetë ata. Mesazhi i tyre ishte: “Falni Dashuri sot dhe çdo ditë”.

 

HOMAZH JETËVE TË HUMBURA NË TURQI E SIRI

Saranda reflektoi fhimbje dhe solidaritet, Ditën e Zisë Kombëtare për viktimat e tërmeteve në Turqi e Siri. Mëngjesi i 13 shkurtit i gjeti të ulura nç gjysmështizë flamujt e indtitucioneve publike në Sarandë e Ksamil. Mesdita kishte minutën e heshtjes në nderim të viktimave të shumta, që humbën jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme në Turqi e në Siri. Ndërsa në mbrëmje dritaret e institucionit të Bashkisë së Sarandës u ndriçuan nga drita e qirinjve të ndezur në përshpirtje të tyre. Qytetarë, shkollarë, klerikë dhe zyrtarë, u bënë pjesë e marshimit homazh, që nisi nga ndërtesa e Bashkisë dhe u ndal në Sheshin “Nënë Tereza”, në qendër të qytetit, ku u ndezën qirinj për jetët e humbura nga tërmetet në Turqi e Siri.

 

Destinacioni i javës

Vendbanimi i Diaporitit ndodhet në bregun lindor të Liqenit të Butrintit. Ai filloi të banohej për herë të parë nga fundi i shekullit të 3-të para Kr., kur u ndërtua një kompleks i madh me një sipërfaqe prej 2000 m², në tarraca të ndryshme. Një fazë e dytë ndërtimore datohet në mesin e shekullit të 1-rë para Kr., por punimet më të mëdha u bënë në kohën e Augustit dhe të Tiberit. Të dhëna të rëndësishme arkeologjjke tregojnë për praninë e një shtëpie tipike romake me atrium e cila ndryshe nga vilat e tjera të kësaj zone, nuk ishte e fortifikuar. Përveç vilës romake ndërtime të tjera karakteristike janë një kompleks termash romake dhe një bazilikë që i takon fundit të shekullit të 5-të. Sot, Diaporiti përfaqëson një zonë të rëndësishme arkeologjike dhe një destinacion që mund të aksesohet përmes liqenit të Butrintit dhe fshatit Xarrë.