Saranda reflektoi fhimbje dhe solidaritet, Ditën e Zisë Kombëtare për viktimat e tërmeteve në Turqi e Siri. Mëngjesi i 13 shkurtit i gjeti të ulura nç gjysmështizë flamujt e indtitucioneve publike në Sarandë e Ksamil. Mesdita kishte minutën e heshtjes në nderim të viktimave të shumta, që humbën jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme në Turqi e në Siri. Ndërsa në mbrëmje dritaret e institucionit të Bashkisë së Sarandës u ndriçuan nga drita e qirinjve të ndezur në përshpirtje të tyre. Qytetarë, shkollarë, klerikë dhe zyrtarë, u bënë pjesë e marshimit homazh, që nisi nga ndërtesa e Bashkisë dhe u ndal në Sheshin “Nënë Tereza”, në qendër të qytetit, ku u ndezën qirinj për jetët e humbura nga tërmetet në Turqi e Siri.