NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 31.10.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.10.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Shtator 2025”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shtator 2025”.
  3. P/vendim“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Sarandë nr.72, datë 23.12.2024”.
  4. P/vendim“Për miratimin e shembjes së godinës e cila shërbenpër kopshtit nr.4 Sarandë, pjesë e godinës së shtëpisë së fëmijës“Vangjel Pulla”, pasuri në pronësi të Bashkisë Sarandë, për qëllim ndërtimin e godinës së re të kopshtit “.
  5. P/vendim“Për miratimin e ndryshimit të pjesshëm të destinacionit për sipërfaqen 1347 m2, pjesë e pasurisë 17/322/1 zona kadastrale 8641 “truall” në pronësi të Bashkisë Sarandë, duke shtuar fushën e përdorimit dhe arsimin parashkollor ”.
  6. P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  7. Gjendjen e rrugëve në fshatin Gjashtë – Sarandë, si rezultat i punimeve nga ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime.
  8. Analizë e mbarëvajtjes së sezonit turistik 2025.
  9. Raport i Drejtorisë së Shërbimeve Publike lidhur me lejet për vendparkime të rezervuara .
  10. Raport mbi performancën e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Tetor, ora 12:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Tetor, ora 12:00.

KRYETAR

ASAF   STROKA

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E DEGJESAVE ME PUBLIKUN NË KUADËR TË HARTIMIT TË PAKETËS FISKALE TË BASHKISË SARANDË PËR VITIN 2026 DHE BUXHETIN E BASHKISË SARANDË PËR VITIN 2026

Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara të Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Sarandë dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2026.

 

 

Kalendari i zhvillimit të dëgjesave:

 

Bashkia Sarandë:

  • Data : E Hënë 27 Tetor 2025
  • Ora : 17:00
  • Vendi : Salla e madhe e Bashkisë

 

Njësia Administrative Ksamil:

  • Data : E Martë 28 Tetor 2025
  • Ora : 17:00
  • Vendi : “Restorant Beshiku”, Rruga “Ali Pasha”, Ksamil

 

Metoq:

  • Data : E Mërkurë 29 Tetor 2025
  • Ora : 16:00-17:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit

 

Gjashtë:

  • Data : E Mërkurë 29 Tetor 2025
  • Ora : 17:00-18:00
  • Vendi : Te lagjja e Korçarëve, (lokal Miri)

 

Shelegar:

  • Data : E Enjte 30 Tetor 2025
  • Ora : 16:00-17:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit Shelegar

 

Çukë:

  • Data : E Enjte 30 Tetor 2025
  • Ora : 17:00-18:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit Çukë ( lokal Hari)

 

Berdenesh:

  • Data : E Enjte 30 Tetor 2025
  • Ora : 18:00-19:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit Berdenesh (lokal Fatlliu)

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura në adresat e emailit: bashkiasarande@yahoo.com dhe keshillbashkiaksr@gmail.com.

 

 

Pjesëmarrës:

 

Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretari i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Financës, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratori i Njësive Administrative Ksamil.

 

Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.