JU PREZANTOJMË SARANDËN

POPULLSIA DHE SIPËRFAQJA

  • I gjithë territori administrativ i Bashkisë, sot ka një popullsi rreth 56 mijë banorë të rregjistruar
  • Ka një sipërfaqe prej 60 km2.
  • Realisht banorë të përhershëm janë jo më shumë se 32 mijë, pasi pjesa tjetër jeton dhe punon në emigracion.
  • Pjese e Bashkise eshte Ksamili, si dhe disa fshatra te periferise

RELIGJIONET

  • Kujtdo që vjen në Sarandë, i bien në sy tre simbole: këmbanarja e kishës së besimit ortodoks, minareja e xhamisë së besimit myslyman dhe kupola e blertë e teqesë së komunitetit bektashian, që në Shqipëri ka selinë Kryegjy-shata Botërore.
  • Asnjë nuk shqetëson simboli i fesë së tjetrit dhe ritet e tij, përkundrazi, numri i festave fetare për çdo banor është i trefishuar, pasi të gjithë bëhen pjesë e tyre, pavarësisht nga përkatësia e besimit.

RELIEVI

  • Saranda përshkohet nga pesë rrugëve paralele, që janë si vijat e një penta-grami muzikor.

VEÇORI GJEOGRAFIKE DHE KLIMATIKE

  • Saranda është e privilegjuar nga natyra, pasi ajo i ka dhënë detin dhe malin, klimën tipike mesdhetare dhe peizazhin e bukur,
  • Tek ne gjen detin e thellë e të pastër dhe atmosferën natyralisht të jodizuar,
  • Saranda ka 300 ditë diell në vit, 300 orë diell në muaj,

BOTA NËNUJORE

  • Ka gjallesën e rrallë: midhjen e lagunës së Butrintit.

CILËSITË KURATIVE TË DETIT JON

  • Ka ujëra që janë edhe kurative për shëndetin.
  • Në vitet ’70 një grup turistësh nga vendet nordike, nga banjat në det gjeti mjekimin e duhur ndaj sëmundjes së lëkurës. Brenda 20 ditësh të gjithë turi-stët patën përmirësim të dukshëm të gjendjes shëndetësore.

PEMËT E RRALLA DHE LULET

  • Janë prezente bimët dekorative, zbukuruese dhe aromatike, si: qiparisat, ekualiptet, akaciet.
  • Rriten dhe janë shtuar së tepërmi edhe bimët tropikale në gjendje natyrore, si: fiku i detit, palmat, bananet, manjolat, pema e piperit, kaktuset, ka ekzemplarë të pambukut të egër.
  • Ndër lulet më e përhapur është ajo e bukonviles, sinonimi i së cilës është Lule Saranda.

FESTAT E QYETIT

  • 5 dhjetor 1912 është dita e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë.
  • 9 tetori 1944 është dita e çlirimit të Sarandës nga pushtuesit gjermanë.
  • E shtuna e parë e muajit maj – Festa e Midhjes dhe Festa e Detit (çelet sezoni i ri turistik)

KRYEQYTET STINOR

  • Gjatë verës Saranda kthehet në një kryeyqtet stinor dhe në një destinacion të preferuar turistik për shumicën e shqiptarëve dhe për qindra mijë të huaj.
  • Turizmi është edhe një garë për të tërhequr sa më shumë turistë,
  • Në këtë kuptim Saranda është më pak e favorizuar, pasi përballë saj gjendet një qendër e madhe turistike si Korfuzi.

ÇFARË E BËN TËRHEQËSE SARANDËN

  • Për të ardhur në Sarandë, vendosin të tërhequr në radhë të parë nga deti, rëra dhe dielli. Por ky është vetëm “karemi”, pasi këtu gjejnë shumë më tepër.
  • Një arësye më shumë pse duhet ardhur në Sarandë, janë njerëzit e ngrohtë njësoj si klima.
  • Këtë shpreh edhe sllogani ynë “Saranda 3D: – Diell, Det-Dashuri”.
  • Bukuritë që Sarandës ia ka dhënë natyra, marrin më shumë vlerë e plotëso-hen nga puna e biznesit vendas dhe e qeverisjes vendore, që kujdeset dhe investon e investohet për infrastrukturë e performancë sa më të mirë turis-tike.
  • Karakteristike është se dita e çdo turisti dhe pushuesi këtu është me shumë variacion.
  • Guida jonë turistike është kaq e pasur, sa ngandonjëherë mendon se koha nuk mjafton për t’i parë dhe prekur të gjitha.
  • Ato nisin nga asetet arkeologjike, nga monumnetet natyrore, ku Butrinti është bizhuja jonë më e shndritshme e pikave tona të interesit turistik, të përfshira në guidat turistike, për të vazhduar me disa lokale, që ofrojnë argëtim dhe jetë nate.

PIKA PELEGRINAZHI TURISTIK

  1. Qyteti antik i Butrintit
  2. Sinagoga ebraike
  3. Bazilika e qytetit
  4. Kalaja e Lëkurësit
  5. Manatiri i 40 Shenjtorëve
  6. Galeria “Art-Saranda” dhe rrjeti i muzeve vendore (Muzeu arkeologjik, Muzeu i Traditës, Muzeu Etnografik)
  7. Porta Hyrëse e qytetit (poshtë shëtitores”H.Tahsini”)
  8. Cisternat antike (në katin e parë të Hotel ”Republika”)
  9. Spiranca antike (poshtë Bar Lulishte “Butrinti”)
  10. Bunkeri “Memorje ‘78”
  11. Muri i Demes
  12. Manastiri i Shen Gjergjit

 

RRITJA TURISTIKE

Ø Prurja turistike ka ardhur me një trend ne rritje.

Ø  Vitin e kaluar prekem kuotën e 800 mijë turistëve, vendas e të huaj

Ø Jo vetëm u shënua rritje e dukshme e flukseve turistike, por edhe një zgjatje e pandodhur më parë të sezonit dhe frekuentim masiv i destinacionit turistik Sarandë e Ksamil përgjatë muajit shtator e tetor.

Ø Rritja e numrit të turistëve të huaj ishte kryesisht nga ata skandinavë, polakë italianë, rusë etj.

Ø Përllogaritjet e bëra, na japin të dhënën se bëhet fjalë për 1 milionë euro, të inkasuara në buxhetin e Bashkisë si efekt financiar i sezonit.

KAPACITETE AKOMODUES

Shtretër hoteliere        5.500 shtretër

Shtëpi të dyta             12.000 shtretër

 

 

PLAZHET                                              

  • Saranda ka tre plazhe publikë. Të tre shtrihen përgjatë shëtitorës së saj.
  • Subjekteve private u jepen sipërfaqe të kufizuara në përdorim.
  • Ksamili ka dhjetëra plazhe të vegjël përgjatë bregdetit, shumë të preferuar për ujërat e pastra dhe me tejdukshmëri.
  • Bashkia është konkurruese me subjektet privatë për shërbimin e shezlo-ngëve, duke ofruar të njëjtin shërbim me gjysmën e çmimit të privatit.

 

STRUKTURA DHE TRENDY I TURISTËVE TANË

  • Saranda është adresa turistike e disa kategori turistësh.
  • Në këtë strukturë turistët e huaj zënë 40-42% të prurjes turistike të Sarandës. Ata vijnë nga 100 vende të botës.
  • Në këtë kategori ka dy prurje: turistë të huaj të kruazierave dhe ditorë të tjerë, që vijnë tek ne të përfshirë në guidat turistike, të cilat nisin nga ishulli i Korfuzi.
  • Për këta turistë Saranda ka ekskluzivitetin në Shqipëri.
  • Një prurje tjetër përfaqëson ajo e turistëve të huaj me netë qëndrimi në Sarandë dhe jashtë shoqërive turistike.
  • Dallojmë turizmin e rulotave, të biçikletave e motorrçikletave, atë të jahteve dhe velierave etj.
  • Sezoni i tyre turistik nis në muajin prill dhe shkon deri në fundin e tetorit.
  • Saranda është e preferuar në fundjavë nga turistë të huaj që vijnë nga qytetet kufitare greke,si: Igumenica e Janina.
  • Një kategori tjetër, rreth 60%, janë ata që përfaqësojnë turizmin e brendshëm.
  • Ata vijnë nga të gjitha qytetet shqiptare dhe një numër i konsiderueshëm emgrantësh, që jetojnë në Greqi, Itali, Francë, Gjermani etj.

 

E NESËRMJA TURISTIKE

  • Ka projekte ne zbatim, siç eshte ai per rikualifikimin e shetitores “Naim Frasheri”
  • Është bërë studimi i fizibiltetit dhe projekti i aeroportit të Sarandës.
  • Pritet avancimi i investimeve në infrastrukturën rrugore me impakt shkurti-min e largësisë nga Tirana (rruga Kardhiq-Sarandë)

 

BINJAKËZIMET

  • Kemi binjakëzim 28-vjeçar me Korfuzin, me Larnakas ne Qipro, me qytetin Waitz ne Austri, me Otranto (Itali), me Stavrupolis ne Selanik,
  • Kemi binjakëzim 17-vjeçar me Riccione-Itali
  • Po ashtu, me Bashkinë e Opatisë (Kroaci)
  • Binjakëzim me qytete në Kosovë (Suharekë-Gjakovë).

NDRYSHIME DHE LEHTËSIRA FISKALE PËR BIZNESIN

Me propozim te Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak miratoi disa ndryshime dhe lehtësira fiskale, në reflektim të situatës Covid-19

Konkretisht u miratuan:

1.Lehtësmi i tarifës së shërbimit për dhomë në hotelerinë e Sarandës dhe Ksamilit, deri në masën 25%.
2. Ulja e taksës së fjetjes në hotelet për Njësinë Administrative Ksamil, në masën 22%
3.Shtyrja e pagesës së detyrimeve për subjekte që kanë vështirësi financiare, për shkak të COVID 19, duke i hapur rrugën nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe mes subjektit dhe Bashkisë, për modalitetet e shlyerjes së këtyre detyrimeve.

4-Përgjysmimi i tarifës së shërbimit për shoqëritë e transportit ndërqytetas

Këto ndryshime do të ofrojjnë lehtësira fiskale dhe mundësi më të mira për biznesin në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, në afate të ndryshuara me qëllime favorizuese, krahasuar me ato që parashikon Paketa Fiskale e miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Nga këto lehtësira përfitojnë 75% e bizneseve tona,ndërsa efekti ekonomik i këtyre ndryshimeve, në buxhetin e vitit 2020, është menduar të kompensohet duke forcuar masat për mbledhjen e borxheve të viteve të kaluara.

ÇFARË U BË NË NJË VIT QEVERISJE LOKALE

KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME

  • Në përmbyllje të këtij viti të parë të drejtimit të Bashkisë së Sarandës, them me bindje se, bashkë me përfaqësuesit e zgjedhur në Këshillin Bashkiak dhe me stafin tim mbështetës, me njësitë vartëse të Bashkisë, kemi bashkuar vullnetet, energjitë dhe kapacitetet tona, për të ndryshuar shumëçka në të gjithë territorin administrativ të Bashkisë.
  • Kam bërë vetëm pak nga rrugëtimi im me njerëz që e duan qytetin më të mirë e më atraktiv dhe që e tregojnë këtë me vizionin, me aftësinë për të ndryshuar realitete dhe me përkushtim profesional.
  • Sot, pas një viti, kemi plotësuar vizionin për zhvillimin e këtij territori dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe kemi përcaktuar punët që do të realizojmë, duke nisur nga më të thjeshtat, deri në operacione të rëndësishme për qytetin: rrugët, ujin e pijshëm, për Ksamilin në veçanti, për mbajtjen e qytetit pastër, për vijën e bregdetit dhe për të jetuar gjelbër etj.
  • 365 ditët që kemi lënë prapa, na kanë vënë përballë realiteteve, për të cilat kishaim nevojë të thellonim njohjen tonë. E për këtë kemi shumë mirënjohje për qytetarët, që na kanë lehtësuar njohjen dhe punën.
  • Ky vit ka qenë i vështirë dhe jotipik, në disa vështrime:
  • Ka qenë vit i prekjes nga tërmeti dhe i një reagimi humanitar që kërkoi kjo situatë edhe nga ne.
  • Bashkia u bë qendra e konkretizimit të humanizmit qytetar të qindra banorëve të Sarandës për familjet e viktimave të tërmetit dhe për qindra të tjera, që kjo fatkeqësi natyrore i la pa shtëpi.
  • Marsi i sivjetëm na vuri përpara një tjetër prove të madhe humanitare, kur Bashkisë, për muaj me radhë, iu desh të operonte si një koperacion humanitar, për t’u dhënë shpresë dhe paketa ushqimore e mjeksore, njerëzve të mbyllur në shtëpi e sidomos të moshuarve të vetmuar dhe familjeve me njerëz me nevoja të veçanta.
  • Një sfidë më vete vazhdon të na verë kjo situatë, për të bërë turizëm në kushte të veçanta, ku Saranda, përveç atraksionit dhe dimensionit të saj të njohur 3D (Diell-Det-Dashuri), duhet të japë edhe po kaq SIGURI në të bërin turizëm, si në tokë, në hoteleri, bare e restorante, edhe në plazhe.

Saranda është vënë më mirë në vëmendjen e Qeverisë Rama

  • Nuk ishte e rastit që verën e kaluar nga Saranda, Shqipëria dha lajmin e pritjes së turistit 1 milionë, vetëm për gushtin 2019
  • Do të nënvizoja investimin shumë të rëndësishëm të rikonstruksionit që po i bëhet shetitores, i cili bëhet nëpërmjet Qeverisë Shqiptare
  • Po kështu, faktin që, me Vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, u formalizuan 15.000 m2 plazhe dhe u zgjerua vija bregdetare e plazheve me mbi 3 km.
  • Gjithashtu, nuk është e rastit që u zgjodh Saranda, si një ndër destinacionet më pranë zhvillimit, që Qeveria, përmes ministrit të Turizmit, të bënte promovimin e hyrjes në fuqi të një ligji të veçantë, siç është ai për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë.
  • Një tjetër tregues i kësaj vëmendjeje të shtuar është fakti që Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale financon në Bashkinë e Sarandës projektin për ngritjen e Qendrës Multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe fuqizimin e familjes. Projekti është me propozim të Bashkisë dhe me partneritet e punë të përbashkët.
  • Vizita e takime të përsëritura të ministrave Klosi, Lleshaj dhe Denaj e Margariti

Saranda dhe Bashkia e saj ka qenë e vizituar edhe nga ndërkombëtarët

  1. Takimi me ambasadorin e Katarit dhe aktiviteti i organizuar për pritjen e anijes “Katari”
  2. Takimi me ambasadorin e Japonisë
  3. Takimi me zv/ambasadorin e Zvicrës PATRICK MEIER
  4. Takimi me ambasadorin e BE, Soreca, në mjediset e Ndërmarrjes Sociale, të krijuar me gratë e dhunuara
  5. Një kulm më vete ishte interesimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, për të cilën do të thosha se jemi me fat që ajo, siç u shpreh vetë, ka rënë në dashuri me Sarandën

I. NE FUSHËN E TURIZMIT: Ky ka qenë viti kur janë bërë investime strukturore, që potencojnë burimet njerëzore, orienimin në tregun turistik dhe krahasueshmërinë me rajonin

  • Kemi bërë hapa të mirë për kthimin e turizmit në prioritet të dorës së parë për Bashkinë, duke reflektuar kjo edhe në strukturën organike.
  • Jemi me ambicien që ta bëjmë atë ndër drejtoritë më të fuqishme e më të strukturuara, duke arritur një përputhje mes prioritetit që qyteti e ka dhe Bashkia nuk e kishte.
  • Kemi fuqizuar promocionin në mediat vendore, në ato kombëtare dhe në rajon (Kosovë-Maqedoni) dhe apeli e ftesa jonë është dëgjuar mirë
  • Kemi shtuar promocionin për pikat e interesit turistik. Veçoj këtu turin e 30 gazetarëve nga Kosova, që i kontribuan shumë promovimit të aseteve tona dhe ofertës sonë turistike në mediat e tyre, duke nisur me disa lidhje direkte në ekranet e tyre, qysh në ditët kur ishin këtu, për të vazhduar me transmetimin e Konferencës për shtyp të Kryetarit të Bashkisë para tyre, në mjedis të hapur, siç e kërkojnë masat anticovid.
  • Impakti i këtij turi gazetarësh dhe operatorësh të mediave kosovare, duket qartazi në praninë e shtuar të pushuesve dhe vizitorëve nga Kosova në Sarandë dhe në Ksamil, gjatë muajit gusht e shtator dhe që ne shpresojmë të ketë vijimësi deri përtej mesit të nëntorit
  • Kemi vënë dorë në prag të sezonit dhe gjatë tij, duke realizuar atë që quhet kurimi i qytetit, duke i bërë më të evidentueshme ato si objekte dhe duke nxitur vizitat në këto asete:
  • me banerin promocional të sezonit, të vendosur në Sheshin e Limanit (me dimension 6 x 4 m)
  • me ndriçimin e lokalizuar të Muzeut të Traditës dhe Basorelievit të Naim Frashërit,
  • të Galerisë së Artit
  • të Spirancës antike
  • të bunkerit Memorje ’78 etj.
  • Hapëm pedonalen mbi shetitore, duke e bërë atë të limituar në fasha orare për automjetet dhe duke zgjeruar fashën e përdorimit nga këmbësorët. E shohim çdo mbrëmje se sa shumë aksesohet dhe sa shumë gjallëri i jep qytetit të Sarandës.
  • Kemi bërë lidhjen e hapësirës së plazheve tona publike në Sarandë, duke u dhënë atyre një linearitet prej 600 ml, pa shkëpuutje prej Plazhit të Ri dhe përgjatë asaj pjese të shetitores që nuk është në rikonstruksion.
  • Për herë të parë kjo hapësirë plazhesh ofrohet pa pagesë për qytetarët.

II. NË FUSHËN INFRASTRUKTURORE: Motoja ka qenë dhe mbetet: ÇDO LEK I TAKSAPAGUESVE TË SHKOJË TEK ATA SI SHËRBIM APO SI INVESTIM.

  1. Përparësia u është dhënë dy destinacioneve më të mëdha turistike që ne kemi: Sarandës dhe Ksamilit.
  • Çdo qytetar dhe çdo vizitor apo pushues shikon një kujdesje të dedikuar të Bashkisë për rrugët e brendshme.
  • Vetëm në periudhën janar-korrik 2020, janë kryer investime të rëndësishme, kryesisht për infrastrukturën rrugore
  • Riveshje me asfalt është bërë në 9500 m2 rrugë, të cilat ishin amortizuar ndjeshëm
  • Ndërkohë, në 1200 m2 rrugë, janë kryer asfaltime të reja
  • Janë vijëzuar e pajisur me sinjalistikë orientuese dhe lehtësuese për lëvizshmërinë në brendësi të qyteteve dhe në hyrje-daljet e tyre.
  • Në pritje të një investimi të ri të Qeverisë, me një investim të pjesshëm, u vu në funksionim rruga dytësore, alternative nga ish-Nënstacioni Elektrik, me zbritje në “Santa Quaranta Resort”, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve drejt Ksamilit dhe anasjelltas.
  • Investimet janë shtrirë në të gjithë territorin, të shpërndara në një raport të drejtë dhe duke mos bërë dallim mes qendrës dhe periferisë, mes zonave urbane dhe atyre rurale.

III. NË FUSHËN E SIGURISË PUBLIKE: Qytet i monitoruar, qytetar më i mbrojtur, turist më i sigurt në qytetin e turizmit

  • Kemi bërë investim për instalimin e kamerave të sigurisë, duke monitoruar qytetin nëpërmjet sistemit të kamerave, me panelin e vëzhgimit në selinë e Bashkisë Sarandë.
  • Krijuam si aktivitet bashkiak strukturën e sigurisë së objekteve, si një masë që shton siguri dhe pakëson shpenzime.

IV. NË FUSHËN E MOBILITETIT NË QYTET:

  • Jemi investuar për të lehtësuar hyrje-daljet nga Saranda, si dhe qarku-llimin e brendshëm, duke riparë senset e kalimit në disa akse (sidomos aksi përpara spitalit Bashkiak “Petro Nako”) etj

V. NË FUSHËN E TË ARDHURAVE DHE FUQIZMIMIT FINANCIAR TË BASHKISË: Aplikimi i barazisë fiskale për të gjithë, krijimi i shanseve për fitim më të mirë

  • Viti 2020 dallon si një vit pa rritje taksash, por edhe për bazën e zgjeruar të taksimit.
  • Duke qenë pranë shqetësimeve dhe vokacionit të biznesit vendas, Këshilli Bashkiak, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, me vendimmarjen e vet i dha frymëmarrje të re biznesit,
  • Ofrohen lehtësira fiskale dhe mundësi më të mira për biznesin në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, Nga këto lehtësira përfitojnë 75% e bizneseve tona.
  • Është lehtësuar tarifa e shërbimit për dhomë në hotelerinë e Sarandës dhe Ksamilit, në masën nga 16-25%
  • Tashmë është bërë ulja e taksës së fjetjes në hotelet e Njësisë Administrative Ksamil, në masën 22%
  • Është pritur shumë mirë nga biznesi ynë edhe shtyrja e pagesës së detyrimeve për subjekte që kanë vështirësi financiare për shkak të COVID 19.
  • Mjaft bzinese janë afruar për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe mes subjektit dhe Bashkisë, për modalitetet e shlyerjes së këtyre detyrimeve.
  • Të ardhurat e realizuara në 7 muajt e parë të vitit 2020, janë 10% më të larta nga ato të të njëjtës periudhë të vitit 2019 dhe këto u bënë bazë për realizimin e veprimtarisë së Bashkisë në drejtim të:
  • Shërbimeve ndaj komunitetit
  • Investimeve
  • Mbështetjen e shtresave në nevojë
  • Marrëdhënien korrekte me operatorë të tjerë dhe ndaj shtetit
  • Mbajtjen e Bashkisë në situatë të shëndoshë financiare
  • Mirëadministrimi i financave të Bashkisë ka qenë prioritet dhe për këtë arësye sot Bashkia është në situatë të shëndoshë financiare dhe e aftë për të përmbushur funksionet e saj.

VI. NË FUSHËN SOCIALE: Është bërë më i dallueshëm e më i plotë profili social i institucionit të Bashkisë, duke kthyer më shumë vështrimin nga shtresat më në nevojë.

  • Numri i përfituesve nga mbështetja sociale ka ardhur në rritje:

Krahasimi mes tri periudhave, tregon ndryshimin

  1. Korrik 2019- 194 përfitues
  2. Korrik 2020- 364 përfitues
  3. Mars 2020 (periudha e pandemisë) 485 përfitues
  • Në periudhën e mbylljes, për shkak të pandemisë, u asistuan me të gjitha kapacitetet tona rreth njëmijë familje.
  • Fondi i përdorur me këtë destinacion është rritur me 37%
  • Bashkia Sarandë ka funksionale 5 shërbime, që përfaqësohen nga 5 qendra të rëndësishme.
    1. Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla”
    2. Qendra Ditore Polivalente për të Moshuar “ Feti Rugji”
    3. Qendra e Zhvillimit për Fëmijë 3-16 vjeç (PAK)
    4. Qendra Ditore për Fëmijë nga shtresa në nevojë
    5. Qendra emergjente 72 orë, për viktimat e dhunës në familje
  • Disa prej këtyre institucioneve, u mbyllën në kushtet e situatës pandemike. Kjo kërkoi që të ishim pranë banorëve të këtyre qendrave, duke ofruar paketa ushqimore apo asistencë të specializuar në kushte shtëpie.
  • Nuk do të rreshtim për të bërë të prekshme idenë për krijimin e një qendre multisociale atje ku sot janë dy institucione të tilla (Qendra e të Moshuarve dhe Qendra për Zhvillim e Fëmijëve)
  • Fjala është për një investim prej 14 milionë lekësh të ndara në vite: 5 milionë më 2020, 5 milionë më 2021, 4 milionë më 2022)
  • Në këtë Qendër parashikohet të ofrohet nga Bashkia një vakt kryesor (dreka ose darka) për shtresa në nevojë
  • Edhe Ksamilit iu shtua një Park Publik
  • Sarandës i kemi shtuar mjedise të premtuara lojërash të reja për fëmijë
  • Saranda ka tashmë, edhe një investim madhor në fushën sociale, siç është Ndërmarrja Sociale, e destinuar për mbështetjen dhe punësimin e grave të dhunuara.
  • Edhe në pikëpamje të organizimit dhe aftësimit për të ofruar Bashkia më shumë e më mirë punë sociale, kemi një realitet të ri.
  • Për herë të parë, struktura ku përpunohen politikat sociale dhe ku realizohet mbështetja sociale, u ngrit nga sektor, në nivel drejtorie.
  • Brenda kësaj drejtorie, gjithashtu për herë të parë, krijuam “Njësinë e vlerësimit dhe referimit të rastit”

VII. NË FUSHËN KULTURORE DHE TË TRADITËS:

  • Organizuam me një qasje të re festimet e jubileut të 75 vjetorit të çlirimit të Sarandës dhe Shqipërisë
  • Kemi bërë gati për t’u derdhur në Bronz bustet e tre Heronjve të Popullit. Veprat e skulptorëve realizues po i jepen Fonderisë për t’u derdhur në bronz,
  • Një kalendar i tërë aktivitetesh të mëdha e prestigjoze i kemi shtyrë ose anulluar, për shkak të situatës COVID 19.
  • Por nuk lamë pa bërë Konferencën e IV Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që erdhi në Sarandë pas tre edicioneve në tre kryeqytete të hapësirës shqiptare (Tiranë-Prishtinë-Shkup).
  • Galeria e Artit “Art-Saranda” është pasuruar me Ekspozitën personale të Fate Velaj dhe me promovime librash, që janë ndjekur me interes nga publiku dhe mediat.

VIII. NË FUSHËN E ASETEVE SPORTIVE: Kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm, që e djeshmja jonë interesante sportive, t’i flasë dhe t’i shërbejë të sotmes, si motivim për kualitete sportive

  • Holli i stadiumit shpalos tani informacion historik mbi traditën 88-vjeçare të futbollit sarandiot
  • Stadiumi i futbollit ofron kushte shumë më të mira stërvitjeje edhe natën, me ndriçim bashkëkohor dhe me kushte të pakrahasueshme për të ndjekur takimet futbollistike
  • Për të mos u harruar është Takimi i Legjendave të futbollit Vlorë-Sarandë-Korfuz
  • Ekipi i shahistëve, duke nisur nga titullarët deri tek fëmijët e shkollave, kanë patur mbështetjen dhe nxitjen tonë, edhe përmes aktivitetetve stimuluese të zhvilluara
  • Ndërkaq, hapësira e ish-tregut të shumicës te stadiumi i futbollit do të përshtatet për t’u ndërtuar fusha të lojërave më dorë (basket etj)

 

 

Projekte Prioritare të Bashkisë Sarandë

PROJEKTE TË IDENTIFIKUARA NGA BASHKIA SARANDË

1.Titulli i Projektit

Ndërtimi Ujësjellësit me vetërrjedhje nga burimet e Tatzatit ose të Syrit të kaltër

 

Qëllimi i Projektit

Përmirësimi në sasi e cilësi i furnizimit me ujë të pandërprerë, 24 orë, të banorëve të zonës turistike të bregdetit.

Kostua paraprake e projektit

1.734.578.657 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

50.000 banorë, në sezon 150.000

 

Grup moshat që përfitojnë

Përfitojnë të gjithë grup-moshat e popullsisë

 

Impakti Ekonomik

Rrit cilësinë dhe garancinë e furnizimit me ujë të banorëve. Efekt financ. 45 mil.lekë.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Zgjidhje afat-gjatë deri në 50 vjet, për një popullsi mbi 200 mijë banorë

 

Kohë zgjatja

Afati i zbatimit të projektit 18 muaj.

 

Niveli i Riskut

Prurjet në burim në periudhën e pikut të rënies së debitit të burimit të ujit.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Kuron qytetin nga një plagë shumë- vjeçare,përmirëson peisazhin fizik e panoramik të tij.

 

2.Titulli i Projektit

Ndërtimi i Shëtitores dhe integrimi i vijës bregdetare Hotel “Butrinti”- Kanali i Çukës”, 3 km “Lugo mare”.

 

Qëllimi i Projektit

Zhvillimi i infrast. vendore publike, krijimi i strukturave të reja atraktive në rritjen e cilësisë së jetës e të kapac.turistike të qytetit.

Kostua paraprake e projektit

1.524.723.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

45.000 e në kohë sezoni 350 mijë përfitues

 

Grup moshat që përfitojnë

Të gjitha grup-moshat,por kryesisht të rinjtë 15-30 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

 

Impakti Ekonomik

Gjeneron t’ardhura dhe 350 vende të reja pune, gjallërohet biznesi dhe rivlerësohet në shtesë çdo potencial zhvillimi.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Vitalizon gjithë infrastrukturën turistike me vlera të jashtëzakonshme në rritjen e performancës e të kapac.urbane e turistike të qytetit

 

Kohë zgjatja

36 muaj

 

Niveli i Riskut

Situatë jo fort e qartë për punimet nënujore dhe statusi i pronave private në gjatësinë e saj.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Vitaliz.gjithë parametrat mjedisor, ruan habitatet e vijës bregd., integron vijën e ujit dhe mënjanon çdo filtrim të UZ-ve në det.

 

 

 

3.Titulli i Projektit

Rijetëzimi i infrastrukturës së UZ-ve në qytet dhe në zonën informale e rurale në periferi të tij

 

Qëllimi i Projektit

Përmirësimi i infrast.së kanaliz.UZ-ve dhe futja në efiçencë e tyre. Aktualisht përgjithësisht jashtë funksionit

Kostua paraprake e projektit

1.050.000.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

41.500 e në kohë sezoni 150 mijë përfitues

 

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

 

Impakti Ekonomik

Përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe performancës së shërb.publike e turistike.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Përmirëson dhe fut në efiçencë infrast.e UZ-ve aktualisht jashtë funksionit në qytet e zonën rurale

 

Kohë zgjatja

20 muaj

 

Niveli i Riskut

Situatë e paqartë për punimet nëntokësore.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Përmirëson parametrat mjedisor e cilësinë e jetës të banorëve.

 

 

4.Titulli i Projektit

Rifreskimi dhe vitalizimi i fasadave të ndërtesave në zonën intesive urbane (A+B) të qytetit ( 35 mijë m2)

 

Qëllimi i Projektit

Rivitalizimi i fasadave të ndërtesave karakteristike në zonën intensive urbane (A+B) të qytetit.

Kostua paraprake e projektit

75.000.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

direkt 3500 përfitues

 

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

 

Impakti Ekonomik

Efekte sociale. Rritja e cilësisë së jetës dhe e jetëgjatësisë së ndërtesave.Rrit vlerën e aseteve të qëndrueshëme në përbërje të tyre.

Impaktet në zhvillimin urban

Përmirëson performancën urbane e imazhin fizik të zonës më atraktive të qytetit.

Kohë zgjatja

18 muaj.

Niveli i Riskut

Harmonizimi i interesave me banorët dhe pjesmarrja e tyre në restaurimin e fasadave të godinave të amortizuara.

Impakti ndikimit Mjedis

Përmirëson pamjen fizike si dhe largon lagështinë nga godinat e amortizuara.

 

5.Titulli i Projektit

Rikonceptimi dhe arredimi i infrastrukturës urbane të Ksamilit

Qëllimi i Projektit

Zhvillimi i infrast. vendore urbane, me vlera urbanizuese e turistike.

Kostua paraprake e projektit

275.000.000 lekë

Numri popullsisë përfituese

9500 e në periudhë sezoni 45 mijë përfitues

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

Impakti Ekonomik

Zhvillon kapac. turistike, ekonom. e sociale me atraksionet që krijohen nga zbatimi i këtij projekti.Rrit vlerën e aseteve publike e jo publike.

Impaktet në zhvillimin urban

Përmirëson performancën urbane dhe infrastrukturën turistike të qytezës me rëndësi të veçantë në zhvillimet turistike

Kohë zgjatja

15 muaj

Niveli i Riskut

Harmonizimi i interesave publike me ato private , për lirimin e sheshit të zhvillimit të projektit.

Impakti ndikimit Mjedis

Krijon një mjedis atraktiv e funksional, zgjeron hapësirat publike e kapacitetet e gjelbërta.Krijon raporte të reja, mjaft kompetitiv teritor-mjedis.

 

 

 

6.Titulli i Projektit

Ndërtimi i terminalit të autobusëve të udhëtarëve në qytet, angjecsi & parkim i nëndheshëm

Qëllimi i Projektit

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit e i menaxhimit të transportit të udhëtarëve.

Kostua paraprake e projektit

265.000.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

Direkt 3500 dhe indirekt 35.000 përfitues.

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

Impakti Ekonomik

Përmirësohet cilësisht shërbimi i transportit ndaj klientelës, menaxhohet më mirë aktiviteti privat i transportit, kufizohet evazioni dhe rriten t’ardhurat.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Rrit standartin e cilësinë e shërbimit dhe performancën turistike të qytetit.Letësohet trafiku në qytet.

Kohë zgjatja

15 muaj

 

Niveli i Riskut

Nuk mund të evidentojmë në këtë fazë nivel risku. Si aktivitet mund të realizohet me konçension, partneritet publik privat. PPP.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Organizimi i terminalit jashtë qytetit shmang zhurmat dhe efektet e tjera negative si tymrat si dhe lehtëson trafikun e automjeteve.

 

  1. Titulli i Projektit

Ndërtimi i Tregut Agro-Ushqimor i Shumicës

Qëllimi i Projektit

Rritja e vlerës së prodhimit agrar nëpërmjet marketimit në standart të tij.

Kostua paraprake e projektit

250.000.000 lekë

Numri popullsisë përfituese

7.500 dhe indirekt 35.000 përfitues.

Grup moshat që përfitojnë

25-65 vjeç,mosha aktive.

Impakti Ekonomik

Rrit vlerën e prodhimit agrar , e bën atë më të konkurueshëm në treg .Stimulon edhe vetë prodhimit.

Impaktet në zhvillimin urban

Mbështet zhvillimin e prodhimit agrar e bën atë më kopetitiv në treg turistik e atë të zakonshëm dhe nëpërmjet imit ofron prodhimin me konsumin.

Kohë zgjatja

15 muaj

Niveli i Riskut

Luhatjet dhe paqëndrueshmëria në shfrytëzimin e kapacitetit përpunues të instaluar të këtyre qëndrave të ndërmjetme..

Impakti ndikimit Mjedis

Përmirëson paraqitjen tregëtare të prodhimeve agrare dhe rrit garancinë ushqimore e ofron prodhimin bio me tregun e konsumit.

  1. Titulli i Projektit

PROJEKTI CONSUMELESS

CONSUME-LESS (të konsumosh më pak në komunitetet turistike mesdhetare) është një nga projektet e thirrjes për projekte modulare në kuadër të Programit Interreg MED, i cili është miratuar për financim dhe ka filluar të zbatohet në 1 Nëntor 2016.

Shumica e qyteteve bregdetare në zonën e MED janë të karakterizuara nga flukse të larta turistike. Kjo krijon mundësi të rëndësishme të rritjes ekonomike dhe punësimit, por gjeneron në të njëjtën kohë eksternalitete negative që kërcënojnë ruajtjen e shërbimeve të ekosistemit të cilat sigurojnë atraktivitetin e turizmit. Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në qytetet bregdetare është një çështje strategjike në zonën e Mesdheut.

Projekti CONSUME-LESS përballet me këtë çështje duke demonstruar efektivitetin e një modeli të qëndrueshëm të turizmit të bazuar në kualifikimin e qyteteve bregdetare si zona “consume-less” dhe e përforcon këtë veçori nëpërmjet një komunikimi inovativ dhe një fushate marketingu territorial, të dyja të zbatuara duke përfshirë drejtpërdrejt të gjithë aktorët e interesit (autoritetet lokale, operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve, turistët).

Kjo do të sjellë përfitime të shumta që do të monitorohen me kujdes dhe do të llogariten nëpërmjet përdorimit të një grupi të përshtatshëm treguesish, bazuar në Sistemin Evropian të Treguesve në Turizëm. Përfitimet e pritshme janë reduktimi i konsumit të ujit, energjisë dhe gjenerimit të mbetjeve, rritja e prodhimeve vendase dhe burimeve natyrore, rritja e flukseve turistike dhe ndërgjegjësimi i turistëve mbi rëndësinë e adoptimit të mënyrës së jetesës ekologjikisht të shëndoshë.

 

Qasja transnacionale është thelbësore në projekt, pasi ajo lejon testimin e efektivitetit të modelit “consume-less” në kontekste të ndryshme, (në 6 zona pilot, një prej të cilave edhe Bashkia Sarandë, partnere në projekt), duke bërë të mundur vlerësimin e përsëritjes të gjerë të saj në zonën e Mesdheut.

PARTNERË

Agjencia e Energjisë dhe të Ujërave të Qeverisë së Maltës (Lead Partner)

Qendra Euro Mediterraneane për Zhvillim të Qëndrueshëm (Itali)

Ambiente Italia (Itali)

Malaga Urban Consortium (Spanjë)

Provincia e Malagës (Spanjë)

Bashkia Sarandë (Shqipëri)

Ministria e Gozos (Maltë)

Bashkia e Naxos dhe Ishujve të vogla të Cikladeve (Greqi)

Rajoni Sicilian (Itali)

 

PARTNERË TË ASOCIUAR

Bashkia e Raguzës (Itali)

Bashkia e Realmonte (Itali)

Këshilli i Qytetit Velez Malaga (Spanjë)

Agjencia Kombëtare të Turizmit (Shqipëri)

Shoqata e Turizmit Gozo (Maltë)

Fondacioni Madeca (Spanjë)

 

FINANCIMI

Projekti CONSUME-LESS bashkëfinancohet nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe fondet IPA, në kuadër të Programit Interreg MED në vlerën 2.635.000 €.

 

Për më shumë informacion drejtohuni në faqen zyrtare të internetit: https://consume-less.interreg-med.eu si dhe në rrjetet sociale @consumeless Facebook, Twitter Instagram, Youtube

Website i markës: www.consumelessmed.org