Bashkia Sarandë Sezoni Turistik 2020
Bashkia Sarandë Sezoni Turistik 2020
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për Bashkinë Sarandë.
Ky program është orientues për ndërtimin e punës për komunikimin me publikun dhe mediat, si dhe për përdorimin e gjithë mjeteve e mundësive për të bërë tranpsarente veprimtarinë e institucio-nit të Bashkisë së Sarandës, konform kornizës ligjore të funksionimit, bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Programi përfaqëson një mënyrë konkrete, përmes së cilës Bashkia Sarandë dhe institucionet në varësi të saj, ndërtojnë dhe realizojnë transparencën e funksionimit për vitin 2020.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së institu-cionit të Bashkisë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare të fb bashkiasarande @yahoo.com, në saitin zyrtar www.bashkiasarande.gov.al e deri në daljet periodike para publikut dhe mediave, përfshi edhe aktivitetin që kryhet në Zyrën e shumë Shërbimeve me Një ndalesë (OSSH) për Qytetarët apo në organizimin e pritjeve të publikut, për çdo ditë të enjte.
Programi i transparencës për vitin 2020 parashikon përditësimin e rubrikave në faqen zyrtare të websitit dhe të fb, me tekste, material fotografik e audioviziual për gjithë veprimtarinë e titullarit të Bashkisë.
Rubrikat e websitit krijojnë një akses të mirë për publikun dhe këdo që është i interesuar të marrë informacion përmes saj, lidhur me strukturën përkatëse organike, organigramën, kriteret për rekrutime të reja në administratën publike, publikimin dhe respektiminin e këtyre kritereve. Po kështu, operohet edhe për të bërë transparente veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, rendin e ditës të mbledhjeve të radhës të këtij këshilli dhe publikimin e vendimmarrjes së tij.
Po bëhen gjithë përpjekjet që mbledhjet më të rëndësishme të Këshillit Bashkiak të bëhen me pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve dhe që pjesa më e mirë e tyre, të transmetohet në mediat vendore, ose drejtpërdrejtë ose përmes emisioneve speciale.
Në përmbajtje të programit të transparencës, një hap i rëndësishëm përpara këtë vit është funksionimi i sportelleve One Stop Shop, në katin e parë të Bashkisë, ku shërbejnë 4 operatorë. Ata presin publikun në mënyrë të përditshme dhe administrojnë e adresojnë kërkesat e ankesat e qytetarëve.
Nga ana e Kryetarit të Bashkisë, ushtrohet kërkesë dhe kontroll në rritje, që digitalizimi i kërke-save, ankesave dhe informacionit që vjen nga qytetarët, të bëhet një sistem pune për vitin 2020, duke rritur jo vetëm transparencën, por edhe korrektësinë në kthimin e përgjigjeve apo në dhënien e zgjidhjeve për shqetësimet e bëra prezent e duke mundësuar ndjekjen në mënyrë elektronike të rrugës që bën çdo kërkesë e ankesë.
Për çdo drejtori dhe specialist, evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë dhe kjo ka sjellë përmirësime të pakrahaueshme me të kaluarën në saktësinë dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit që vjen nga publiku.
Dokumentacioni i bërë publik, gjatë vitit 2020 do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Bashkisë Sarandë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Bëhet kujdes maksimal që informacioni publik pa kërkesë të jetë:
Në përputhje me këtë program transparence të Bashkisë Sarandë, mundësohet vënia në dispozicion të publikut të faqen së internetit www.bashkiasarande.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, disa kategori të informacionit. Atje gjenden të publikuara:
§ Paketa Fiskale 2020§ Struktura organike e organigrama
§ Tekstet të kronikave të veprimtarive më të rëndësishme dhe me interes publik
§ Njoftime të rëndësishme që i interesojnë komunitetit
§ Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresa postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
§ Të dhëna për shërbimet që ofrohen në Zyrën me Një Ndalesë (One Stop Shop), orari i shërbi-mit
§ Të dhëna për nivelin e arsimit, kualifikimet dhe detyrat e funksionarëve kryesorë të Bashkisë§ Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara.
§ Do të rrisim presionin për publikimin edhe të informacionit për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, siç parashikon ligji nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik.
§ Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato etj.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Sarandë afishon në mjediset e pritjes së publikut edhe këtë “Program të Transparencës”, për ta bërë të njohur për qytetarët dhe për t’u ballafaquar me detyrimin ligjor, në mënyrë që veprimtaria e qeverisjes t’i nënshtrohet kontrollit dhe verifikimit nga qytetarët.
Saranda ne fokus
Gazeta me e madhe norvegjeze boton ne numrin e fundit te saj te ketyre diteve te para te korrikut, nje reportazh te zgjeruar me informacion vleresues per ate qe ofron Saranda per pushimet e kesaj vere.
“Shtatë arsye pse duhet të udhetosh ne diellin shqiptar”, eshte titulli i reportazhit te kesaj gazete.
Dhe rendit e merr ne analize shtate aresyet, qe jane:
njerëzit e sjellshem – plazhet me uje te kthjellet – ushqimi bio – jeta e qytetit – qytetet e lashte – niveli i ulet i çmimeve dhe klima e mrekullueshme
Vizitoni Galerinë “Art Saranda” dhe Rrjetin e Muzeve tona
Në qytetin e Sarandës edhe rrjeti muzeal: Galeria Art-Saranda, Muzeu i Traditës, Muzeu Arkeologjik “Onhezmi-Kaonia”, janë në funskion të turizmit. Ato çdo vit, presin miq të shumtë, pushues dhe vizitorë, turistë të niveleve të ndryshme.
Produkti për turizmin kulturor i përbërë nga informacioni për qytetin e vjetër të Sarandës ndër shekuj: Me arkitekturën e vet, nëpër fotografitë që shprehin memorjen historike. Vlerat e traditës dhe trashëgimisë kulturore që promovohen edhe me kostumet popullore, orenditë shtëpiake dhe veglat e punës.
Pjesë e Programit të Veprimtarive Kulturore të Bashkisë janë vlerat e shtuara të informacionit për artin pamor nga një numër ekspozitash të larmishme në Galerinë “Art-Saranda”.
Kanë ekspozuar veprat e tyre piktorë dhe skulptorë, që kanë sjellë krijimet e tyre nga Tirana, Prishtina, Berati, Vlora, Gjirokstra, Saranda, si dhe nga Amerika, Italia, Greqia etj.
E veçanta qëndron te programimi i orarit gjithëjavor, sipas dinamikës së vizitorëve, pushuesëve, të grupeve turistike, grupeve familjare, çifteve të reja dhe individëve.
Eksperiencën më të mirë të turizmit kulturor Galeria dhe rrjeti i muzeve e pasurojnë, duke ruajtur nivel të lartë dhe të kulturuar promovimi të produkteve kulturore, arti dhe për përcjelljen e memorjes historike tek vizitorët. Pra, ekspozitat dhe koleksionet muzeale janë të një performance bashkëkohore.