Të nderuar miq, sportistë, sportdashës, dashamirë, qytetarë!

 

Për herë të parë po bëhen përpjekje serioze për t’i dhënë Sarandës një muze sporti, të kërkuar, por të munguar.

Kjo përpjekje ka kujdesin dhe vëmendjen e veçantë personale dhe institucionale të Kryetarit të Bashkisë, z. Adrian Gurma.

Për ta kurorëzuar me sukses këtë sipërmarrje, na duhet mbështetja e secilit prej jush.

Secili është i lutur të bëhet kontributor për ngritjen e këtij muzeu, duke ofruar fotografi sa më të hershme (të cilat do t’ju rikthehen në çast), si dhe dokumenta të ndryshme dhe relike e trofe, që mund të dispononi dhe kanë lidhje me historinë e zhvillimit të çdo lloj sporti në Sarandë.

Do ta vlerësonim shumë kontributin tuaj me çdo material ndihmës, që keni në arkivën tuaj personale apo familjare, që ta adresoni në zyrën e Sportklub “Butrinti” (ndërtesa e Kinoteartrit “Butrinti”), apo duke komunikuar në telefonin 0692313536.

Me shumë mirënjohje për çdo kontribut të pritshëm tuajin.

                                                                                     SPORTKLUB “BUTRINTI”