Eklea, nënkampionia e vendit për moshat, në shah dhe Ediljano, fituesi i disa medaljeve në aktivitetin kombëtar të notit në muajin shtator, na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre.
U pritën nga Kryetari, së bashku me familjarë e trajnerët e tyre, duke i nderuar me Çertifikatë Mirënjohjeje dhe me një bonus simbolik, prej 30 mijë lekësh, duke iu shprehur në të njëjtën kohë, vlerësim për pasionin me të cilin stërviten e ushtrojnë. Vlerësuam me Çertifikatë Mirënjohjeje edhe trajnerët e tyre: Lime Mihasi dhe Myrteza Didati, duke i siguruar se mbështetja dhe përkrahja jonë për ata dhe sportistët, do të jetë maksimale në vijimësi.