Pas vlerësimit si “Aktori më i mirë” në produksionin “Kinostar”, organizuar nga Top Channel, Enea Nika është nderuar ditën e sotme me Çertifikatë Mirënjohjeje, nënshkruar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, të cilën ia ka dorëzuar atij, Nënkryetari i Bashkisë z.Romeo Çakuli.
Përmes emocionit, Enea është shprehur falenderues për këtë vlerësim nga qyteti i tij.
Projekti i Bashkisë për buxhetin e vitit 2021, mori miratimin e Këshillit Bashkiak, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit të këtij Këshilli. Tradicionalisht shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit të ri, është mbajtur me prani të shtuar të publikut e medias dhe në një sallë të veçantë. Kushtet e pazakonshme, të ardhura nga pandemia që vazhdon, kërkuan që edhe kjo mbledhje e rëndësisë së veçantë të mbahet online. Pas votimit me shumë përgjegjësi, projekti u kthye në buxhet, mbi të cilin do të ngrihet tërë veprimtaria qeverisëse e Bashkisë së Sarandës.
Projekti i prezantuar u vlerësua dhe u votua, si një buxhet që ka përparësi investimet, shërbimet dhe favorizimin e biznesit vendor, me përparësi turizmin, i cili ka nevojë të mbështetet për ringritjen e tij, pas mbijetesës në kushte pandemie.
Lagja Kodër jep më shumë mundësi për të kthyer hapësirat e lira në brendësi të bllok-pallateve në qendra të vogla pushimi e çlodhjeje. Një shesh pushimi i tillë iu shtua këto ditë të fundit të vitit. Sheshi u shtrua e u pajis edhe me ndenjëse për çlodhje. Është ndër ato investime që nuk duan fonde të mëdha, por duan dashuri e ndjeshmëri të madhe për banorin dhe njeriun e thjeshtë. Kështu do të vahdojmë të kryejmë investime të tilla në qytet dhe në fshatra, në vitin e ri që po vjen.
E sotmja ka qenë ditë e rezervuar për të shtuar harenë e festave dhe për të dhënë dashuri për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” në Sarandë. Kjo u bë përmes dhuratave të përgatitura enkas për këta fëmijë, që e mirëseerdhën dhe rrethuan Babagjyshin dhe Kryebashkiakun Adrian Gurma, me shumë dashuri.
Banorët e institucionit social të Shtëpisë së Fëmijëve, në shkëmbim të përkujdesjes dhe vëmendjes që marrin gjatë gjithë vitit, e pritën me gjeste gëzimi dhe mirënjohëse momentin e sotëm. Të përgatitur nga edukatoret e tyre për këtë ditë, ata krijuan emocion të veçantë me koncertin e tyre të pasur në këngë, kërcime ritmike, me interpretime në instrumentat më të dashur muzikorë dhe fragmente teatrore, me pjesët më të zgjedhura nga përditshmëria e jetës artistike në Shtëpinë e tyre të madhe.