Situata e rreshjeve të shtuara ditët e fundit, po përballohet me masa konkrete. Strukturat e emergjencës civile janë në krye të punëve, duke mbajtur në monitorim sidomos territoret përgjatë rrjedhës së lumenjve të Bistricës dhe Kalasës.
Për të inspektuar situatën dhe efektin e masave të marra, ishin sot në terren ministrja e Financave, Anila Denaj, si dhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.
Masat e marra dhe veprimi e gatishmëria e strukturave përgjegjëse, janë vlerësuar shpëtimtare për situatën, duke mos lejuar të krijohen problematika, në kushtet e këtyre ditëve, kur shtrëngata shiu janë rregjistruar edhe në rajonin tonë.































