STRUKTURAT E EMERGJENCËS CIVILE GJENDEN NË KRYE TË PUNËVE

Situata e rreshjeve të shtuara ditët e fundit, po përballohet me masa konkrete. Strukturat e emergjencës civile janë në krye të punëve, duke mbajtur në monitorim sidomos territoret përgjatë rrjedhës së lumenjve të Bistricës dhe Kalasës.
Për të inspektuar situatën dhe efektin e masave të marra, ishin sot në terren ministrja e Financave, Anila Denaj, si dhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.

Masat e marra dhe veprimi e gatishmëria e strukturave përgjegjëse, janë vlerësuar shpëtimtare për situatën, duke mos lejuar të krijohen problematika, në kushtet e këtyre ditëve, kur shtrëngata shiu janë rregjistruar edhe në rajonin tonë.

Kryetari i Bashkisë Gurma takim me Ambasadorin e shtetit të Katarit.

🇦🇱🤝🇶🇦
Kryetari i Bashkisë, z.Adrian Gurma, u takua sot me Ambasadorin e shtetit të Katarit në vendin tonë Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri, ku u diskutua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e implementimit të projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit e kulturës.
Është një bashkëpunim i nisur me vizitën në Sarandë, në gusht të vitit 2019, të Velierës së famshme “Fateh al Kahir 4”, që i shërbeu mē së miri promovimit të vlerave dhe traditave më të mira të të dy vendeve dhe që ka mbetur ende në kujtesën e qytetarëve sarandiotë.
Kryebashkiaku e falenderoi Ambasadorin për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar për Sarandën, duke i shprehur mirënjohjen dhe duke e siguruar në të njëjtën kohë atë, për bashkëpunim të frytshëm në vijim.

GALERIA “Art-Saranda” ÇEL EKSPOZITËN E PARË TË VITIT

Mjediset e Galerisë “Art-Saranda” viti 2021 i ka gjetur “të veshura” me krijime të një ekspozite të re. Nga fondi i saj i pasuruar vit pas viti, në një dekadë të plotë, janë përzgjedhur 73 punë, për të performuar ekspozitën “Rrugëtim 2021”. U desh që të përzgjidhej mes 2500 punëve dhe 500 autorëve, që të ndërtohej ekspozita më e re, e para për vitin 2021, me punë të frymëzuara dhe përfaqësuese.
Duke qenë se 2021 shenjon vitin e 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës, tematika e veprave të ekspozitës “Rrugëtim 2021”,  është kryesisht nga memorja e veprimtarive të pushtetit vendor në vite.

INVESTOHET PËR UJIN E PIJSHËM NË KSAMIL

Furnizimi me ujë të pijshëm është përcaktuar si përparësi për Ksamilin. Është kjo arësyeja që puna në këtë front ka nisur qysh në ditët e para të vitit 2021. Sipas një projekti me vlerë 1.5 milionë USD, punohet për linjën e dërgimit prej depos ekzistuese në depon e re dhe për rrjetin shpërndarës.
Objektivi është që investimi të përfundojë ende pa nisur sezoni turistik 2021, duke sjellë përmirësim rrënjësor të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e lagjeve Nr. 3 e 4 në Ksamil, si dhe për bizneset që ushrojnë aktivitet turistik në këto dy lagje.