Dy investimet e para për vitin  2021 rrugët “Baba Sherifi” dhe “Parajsa” në Ksamil

Kryetari Bashkisë së bashku me qytetarë ksamiljotë ishin në rrugët “Baba Sherifi” dhe “Parajsa”, dy investimet e para për vitin  2021 në  infrastrukturën rrugore,si dhe ndoqën punimet për ujesjellësin e lagjeve 3 e 4 të Ksamilit.

Qytetari i pastrehë akomodohet në konviktin “Antoni Athanas”

Qytetari me inicialet I.R nga Kavaja,i ndodhur prej disa ditësh në qytetin tonë,pa strehë dhe pa ushqim,mbrëmjen e sotme,i shoqëruar nga efektivët e Policisë Bashkiake,është akomoduar në ambientet e konviktit të shkollës”Antoni Athanas”, ku e ka pritur ushqim e ambient i ngrohtë, si dhe kujdesi i veçantë i stafit të këtij institucioni.
#kujdesjesolidaritet🤝

ANGAZHIM INSTITUCIONAL DHE NJERËZOR, PËR DY MOTRAT ME PROBLEME TË RËNDA

ANGAZHIM INSTITUCIONAL DHE NJERËZOR, PËR DY MOTRAT ME PROBLEME TË RËNDA

Ndërhyrja për ndryshimin kushteve të rënda të banimit dhe shëndetit të dy motrave të vetmuara, banore të qytetit të Sarandës, ka qenë prioritet i strukturave të posaçme të Bashkisë. Brenda pak ditësh u bë pastrimi i banesës dhe zëvendësimi i orendive me të reja. Po kështu, ato janë vizituar në banesë nga mjeku specialist dhe menjëherë u është ofruar shërbimi mjeksor i munguar.
Paralelisht, nga grupi i kërkesave për t’u punësuar në Bashki, janë përzgjedhur dy njerëz, që kanë pranuar të bëjnë kujdestarin në banesë për motrat e sëmura.
Por duke vlerësuar se ato lanë nevojë për zgjidhje të përhershme, Bashkia ka nisur procedurat me ministrinë e linjës, për të mundësuar strehimin e motrave në një institucion të profilizuar rezidencial.
Ne u bëjmë apel bizneseve dhe tregtarëve sarandiotë të tregojnë ndjeshmëri ndaj rastit, për të lehtësuar me çfarë të munden jetën e këtyre motrave, qoftë dhe duke shtuar frutat apo lëngjet në tryezën e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=DRwRaPre020&feature=youtu.be

NJOFTIM: Bashkia Sarandë, për Qytetarët do të ofrohen shërbimet më të domosdoshme dhe me numër të kufizuar punonjësish duke filluar nga data 10.02.2021 – 20.02.2021

Për shkak të situatës së rënduar ditët e fundit prej COVID -19, nga Bashkia Sarandë, për Qytetarët do të ofrohen shërbimet më të domosdoshme dhe me numër të kufizuar punonjësish duke filluar nga data 10.02.2021 – 20.02.2021.

Konkretisht do të marrin shërbimet e nevojshme:

– Nga Drejtoria e Shërbimit Social, gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën ose mund të kerkojnë të drejtën e ndihmës ekonomike si dhe shërbime të tjera të karakterit social.
– Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, do të realizohet dhe ofrohet shërbimi i pastrimit, ndriçimit dhe do të konsiderohen të gjitha kërkesat e qyetetarëve për shërbimet që detyrohet Bashkia të ofrojë.

Do të marrin shërbimet e nevojshme nga:

– Policia Bashkiake
– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit
– Nga Zyra e Gjëndjes Civile, do të ofrohen të gjitha shërbimet për qytetarët me përjashtim të atyre me grumbullime njerëzish, si celebrime etj..
– Zyra e Shërbimit me një Ndalesë, do të ofrojë të gjitha shërbimet duke evidentuar kërkesat e qyetetarëve dhe me përjashtim të rasteve të mësipërme që do të maririn përgjigje nga Drejtoritë përkatëse në afatin e caktuar, ndêrsa për rastet e tjera, përgjigjen do ta marrin në afatin 1 ( një ) mujor.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve, iu bëjmë thirrje të respektojnë me rigorozitet masat e mbrojtjes nga COVID-19.