ANGAZHIM INSTITUCIONAL DHE NJERËZOR, PËR DY MOTRAT ME PROBLEME TË RËNDA

Ndërhyrja për ndryshimin kushteve të rënda të banimit dhe shëndetit të dy motrave të vetmuara, banore të qytetit të Sarandës, ka qenë prioritet i strukturave të posaçme të Bashkisë. Brenda pak ditësh u bë pastrimi i banesës dhe zëvendësimi i orendive me të reja. Po kështu, ato janë vizituar në banesë nga mjeku specialist dhe menjëherë u është ofruar shërbimi mjeksor i munguar.
Paralelisht, nga grupi i kërkesave për t’u punësuar në Bashki, janë përzgjedhur dy njerëz, që kanë pranuar të bëjnë kujdestarin në banesë për motrat e sëmura.
Por duke vlerësuar se ato lanë nevojë për zgjidhje të përhershme, Bashkia ka nisur procedurat me ministrinë e linjës, për të mundësuar strehimin e motrave në një institucion të profilizuar rezidencial.
Ne u bëjmë apel bizneseve dhe tregtarëve sarandiotë të tregojnë ndjeshmëri ndaj rastit, për të lehtësuar me çfarë të munden jetën e këtyre motrave, qoftë dhe duke shtuar frutat apo lëngjet në tryezën e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=DRwRaPre020&feature=youtu.be