Zgjidhet problemi i njerës prej motrave Zhulati në Sarandë.

Zgjidhet problemi i njerës prej motrave Zhulati në Sarandë.
Me ndjeshmërinë sociale e njerëzore dhe me angazhimin e posaçëm të strukturave të specializuara të Bashkisë Sarandë, si hap i parë u mundësua pastrimi, higjienizimi, lyerja, dezifenktimi i banesës dhe vendosja e dy kujdestarëve nga Bashkia,
Për fatin e saj të keq, njëra nga motrat ndërroi jetë, duke lënë krejt të vetmuar motrën tjetër. Në kushtet e traumatizimit të shkaktuar nga ndarja prej të motrës, zonjës K. Zhulati iu ofrua shërbim i specializuar në spitalin ‘Petro Nako’’ Sarandë, ku iu dha asistenca mjeksore. Ndërkohë, u pajis me dokumentacionin e nevojshëm si kartë idenditeti e rinovuar etj.
Ndërsa, u gjet rruga e zgjidhjes përfundimtare të trajtimit të saj rezidencial.E asistuar nga personali i posaçëm mjeksor, ajo u shoqërua për në institucionin social “Opera Divina Providenza, Madonnina del Grappa” në Shkodër, si qendër e specializuar për persona me aftësi ndryshe.
Bashkia Sarandë, në ditët dhe javët në vijim, duke qenë në komunikim e bashkëpunim me personelin përgjegjës në Qendrën pritëse Shkodër, do të ndjekë përshtatshmërinë e saj në vendbanimin e ri.

“Burinti” ka vijuar serinë e fitoreve edhe jashtë fushës, në Kuçovë, përballë “Naftëtarit”

“Burinti” ka vijuar serinë e fitoreve edhe jashtë fushës, në Kuçovë, përballë “Naftëtarit” vendas, me rezultatin 1-2, me gola të Mario Gurmës ⚽️e Gomes⚽️, duke ruajtur vendin e parë në klasifikim, me dy pikë më shumë se ndjekësit më të afërt.
Java e ardhshme në fundjavë, na vë përballë në fushën tonë rivalët direkt, ata të “Labërisë”.

KSAMILIOTËT MERITOJNË TË JETOJNË NË INFRASTRUKTURË TË PËRMIRËSUAR RRUGORE

Vëmendja për cilësinë e jetës së banorëve të Ksamilit, ka zbritur nga lagjet, tek rrugët që kanë më shumë nevojë për ndërhyrje përmirësuese. Të tilla janë vlerësuar nevojat për investime të vogla por imediate, në rrugët “Mallakastra”, “Nënë Tereza”, “Përmeti” e “Çamëria”. Kreu i Bashkisë Adrian Gurma dhe këshilltarë bashkiakë që përfaqësojnë ksamiliotët, kanë dëgjuar dhe kanë vlerësuar të drejta sugjerimet e banorëve të kontaktuar dhe kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problematikave të bëra prezent. Përmirësimet e kërkuara në infrastrukturën rrugore, janë vlerësuar si parësore dhe janë adresuar për t’u realizuar.

EVENTI “DITËT E MIQËSISË MES GAZETARËVE SHQIPTARË” ZGJODHI SARANDËN

Veprimtaria e përvitshme “Dita e Miqësisë e Gazetarëve”, oganizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), pas 9 edicionesh, u zhvillua në Sarandë nga 20 deri në 21 shkurt 2021.
Organizimi në kushte pandemie, diktoi pjesëmarrje në numër të limituar dhe në masa për mospërhapje të virusit covid 19. Përveç dimensionit profesional, ky edicion ishte një sipërmarrje mediatizuese e aseteve turistike në rajonin jugor të vendit, si mbështetje për përgatitjen e sezonit “Verë 2021”.
Ishte kjo arësyeja që eventi i gazetarëve nga hapësira mbarëshqiptare, u zhvillua në partneritet me Bashkinë e Sarandës. Kryebashkiaku Adrian Gurma rezervoi një pritje të veçantë për përfaqësues të Unionit të Gazetarëve, të kryesuar
nga kreu i UGSH, Aleksandër Çipa. “Ne, përfaqësuesit e pushtetit vendor, e ndjejmë si tepër të nevojshëm bashkëpunimin me mediat, lokale dhe qendrore, jo vetëm për të promovuar vlerat turistike, por edhe për të marrë sugjerimet dhe kritikat reale që vijnë nga mediat, për të përmirësuar shërbimet jetësore për komunitetin dhe shërbimet publike cilësore, që lidhen me turizmin”, – nënvizoi Kryetari Adrian Gurma. Ai shtoi se kjo merr një rëndësi edhe më të posaçme në vitin 2021, që shënon 100-vjetorin e Bashkisë së Sarandës, me një shekull histori qeverisjeje.
Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, e njohu zotin Gurma me qëllimin e organizimit të Ditës së Miqësisë të Gazetarëve, si një event, përmes të cilit njihemi me vlerat më të spikatura të rajoneve ku jetojnë shqiptarët, por edhe si ditë të ballafaqimit dhe reflektimit të respektimit të etikës dhe profesionalizmit në radhët e gazetarëve. Duke marrë fjalën në takim, gazetari i njohur Frrok Çupi u ndal tek disa dukuri të padëshiruara që vërehen në punën e mediave shqiptare, sikurse janë lajmet e rreme, sulmet e pabazuara në fakte, “gjobat” e gazetarëve ndaj përfaqësuesve të strukturave të qeverisjes vendore etj. Drejtuesit e degëve të UGSH në disa qarqe, nënvizuan nevojën e forcimit të bashkëpunimit media-pushtet vendor, përmirësimin e partneritetit në shërbim të informimit dhe rritjes së transparencës e llogaridhënies së administratës vendore.

Kreu i Shoqatës Kulturore RESS-EGNATIA falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, z. Adrian Gurma, për mbështetjen që i dha organizimit të edicionit të 9-të të Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë, duke kontribuar e bashkëpunuar si partner me organizatorët e këtij eventi, me shtrirje mbarëshqiptare.