Vëmendja për cilësinë e jetës së banorëve të Ksamilit, ka zbritur nga lagjet, tek rrugët që kanë më shumë nevojë për ndërhyrje përmirësuese. Të tilla janë vlerësuar nevojat për investime të vogla por imediate, në rrugët “Mallakastra”, “Nënë Tereza”, “Përmeti” e “Çamëria”. Kreu i Bashkisë Adrian Gurma dhe këshilltarë bashkiakë që përfaqësojnë ksamiliotët, kanë dëgjuar dhe kanë vlerësuar të drejta sugjerimet e banorëve të kontaktuar dhe kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problematikave të bëra prezent. Përmirësimet e kërkuara në infrastrukturën rrugore, janë vlerësuar si parësore dhe janë adresuar për t’u realizuar.

