MIRËNJOHJE PËR PROFESIONISTËT E RINJ TË TURIZMIT

Katër nxënës të shkollës së mesme “Antoni Athanas” në Sarandë, të udhëhequr nga mësueset e tyre, janë bërë pjesë e ekspozitës së artit pamor “Artitstët për Gratë”, që u çel për 8 Mars në Galerinë “Art Saranda”. Përfshirja e tyre ishte me kokteilin e përgatitur gjithashtu me art dhe të servirur me kulturë, të vlerësuar edhe nga të pranishmit e sidomos nga artistët që përfaqësuan 100 bashkëautorët e tyre nga e tërë hapësira shqipfolëse.
Performimi cilësor dhe profesionalizmi i treguar në produktet e përgatitura nga nxënësit: Naile Merkaj, Marsid Kushova, Renato Mixha e Arsen Memlika, ishin arësye e mjaftueshme që Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, t’i presë ata në një takim të posaçëm dhe t’u shprehë edhe zyrtarisht mirënjohjen institucionale. Njëherësh ky ishte një tjetër rast kur Kreu i Bashkisë Gurma shprehu falenderim për mbështetjen e dhënë në evente lokale nga shkolla “Antoni Athanas” dhe vlerësoi punën e stafit mësimor për përgatitjen e profesionistëve të rinj, që janë garanci për ngritjen e standartit të shërbimit për turizmin e Sarandës.

“Butrinti” ka marrë një tjetër fitore të artë në fushën e tij, përballë skuadrës së Albpetrolit

Ekipi i futbollit “Butrinti” për të rritur, ka vijuar me fitoren e radhës në Sarandë, karshi miqve të Albpetrolit, me gola tē Gurmës në ‘10, Kolonjës në ’36 e Theordhorit në ‘84 e ‘89.
Me këtë fitore konsolidojmë pozitën në vendin e dytë në renditje, me 34 pikë, në ndjekje të Maliqit kryesues, që ka 35 pikë.
Javën e ardhshme udhëtojmë drejt Memaliajt, ku do të shkojmë vetëm për rezultat pozitiv, për arritjen e objektivit: ngjitjen një kategori më lart.

Suksese, “BUTRINTI”!

🇦🇱🤝🇽🇰 KRYETARI I BASHKISË, Z.ADRIAN GURMA, PRET Z. NAIT HASANI, AMBASADOR I KOSOVËS NË SHQIPËRI.

Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma ka pritur Ambasadorin e Kosovës në Tiranë, z. Nait Hasani. Në mënyrë falenderuese, ai i tregoi z. Hasani se si Kosova ka dhënë shtysë të jashtëzakonshme për turizmin shqiptar dhe sidomos vitin e kaluar, kur, falë pushuesve nga Kosova, Saranda pati një sezon të vështirë, por jo të munguar.

Kryetari Gurma vlerësoi turin e gazetarëve nga Kosova dhe takimin e Bashkive bregdetare të bërë në Dragash, që ishin përcaktuese për të pushuar shqip.
Nga ana e tij ambasadori Hasani vlerësoi se edhe pandemia vështirësoi lëvizjen, por jo komunikimin dhe bashkëpunimin. Me dëshirën për të nxitur punët e verës qysh në pranverë, u shpreh ai, le të shohim përtej kësaj situate dhe të jemi bashkë, duke ofruar më të mirën tonë.

Kryetari Gurma iu përgjigj pozitivisht kërkesës për të përgatitur një plan të përbashkët për turizmin dhe për të ndërmarrë me ekip një tur promocional edhe në Prishtinë, në Prizren, në Pejë, Gjilan etj., që ftesa për të pushuar në Sarandë e Ksamil, të shkojë cilësisht te sa më shumë qytetarë të Kosovës.