E PERDITSHMJA E TYRE: TE NA GJELBEROJNE MJEDISET PUBLIKE

Punonjesit e gjelberimit e kane te lidhur te perditshmen e tyre me lulishtet dhe lulet ne qytet. Dine mire ku duhet ujitur, krasitur dhe zevendesuar, qe nga siperfaqet e gjelbera te na vije shperfaqja e stines, freskia, aroma dhe oksigjenimi i mjedisit. Me thjeshtesine dhe mjeshterine e tyre, ata u sherbejne luleve, qe ato te rriten te shendetshme.

SARANDA: QYTETI KU JETOHET GJELBËR

Saranda është e pëlqyer për të jetuar dhe e kërkuar për të pushuar, edhe për ajrin e pastër dhe gjelbërimin që ofron. Përveç plotësimit me mijëra pemë më shumë, që i është bërë kurorës së qytetit, norma e gjelbërimit për numër banorësh është shtuar edhe në qytet. Këtu ka ndikimin e vet edhe biznesi, që e ka bërë pjesë të strukturave të veta gjelbërimin, ndërkohë që gjelbërimi është më i pranishëm edhe si shërbim publik. Sipërfaqeve ekzistuese të destinuara për pemë dhe lule, së fundmi Bashkia u shtoi edhe të tjera, të përftuara nga lirimi dhe sistemimi që iu bë hapësirave në Rrugën “Jonianët”. Këto hapësira jo vetëm që u pajisën me ndriçim në pjesën e trotuarit, por u mbollën edhe lule e pemë dekorative, duke ofruar mjedis të pastër dhe ekologjik.

KSAMIL: VËMENDJE MË SHUMË, INVESTIME MË SHUMË

Cilësia më e mirë e jetës së banorëve është edhe ofertë më e mirë për të pushuar, edhe mundësi për të shtuar të ardhurat personale. Mundësi të tilla do t’i kenë edhe banorët e Rrugës “Ismail Qemali” në Ksamil, pasi është e afërt dita kur do të nisë investimi për sistemimin dhe asfaltimin e saj.
Këtë e ka bërë publike Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, gjatë takimit me banorë të lagjes.
Komunikimi me ta ndihmoi për t’u njohur edhe me shqetësime e problematika të tjera, që nxjerr përditshmëria e për të cilat u shpreh angazhim maksimal që të marrin zgjidhje nga strukturat përgjegjëse.