SURPRIZË E BUKUR, NË NJË QYTET TË BUKUR, NË NJË DITË TË VEÇANTË

Me këto epitete është përcaktuar vizita e ambasadorit të BE, Luiggi Soreca, zonjës Elisabeth Barsacq, ambasadore e Francës dhe Marco Alonso, ambasador i Spanjës. Ata janë pritur nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, i cili u ka prezantuar Sarandën në tërë dimensionin dhe profilin e qartë turistik. Ai ka treguar se investimet e bëra kanë sjellë një qasje krejt tjetër dhe kanë rritur dukshëm ofertën turitike, duke shënuar cilësi të re dhe mundësi për zgjatje në kohë të sezonit. Pritshmëritë për bum turistik këtë verë, duke thënë se edhe vizita e tre ambasadorëve në ditën e çeljes, është ogur për sezon të mbarë.
Ambasadori Soreca tha se është kënaqësi të jesh në një ditë të veçantë, në një qytet të bukur, tejet europian, falë turistëve europianë që zgjedhin të pushojnë këtu.
“Për ne dhe ju turizmi është shumë i rëndësishëm- u shpreh Soreca – duke theksuar se BE është këtu për t’ju mbështetur dhe kjo bukuri të mbetet e tillë e të mos ngarkohet nga gjëra të tjera. I ekzaltuar nga vizita në Sarandë, Soreca tha se sllogani i turit tonë që mbyllet në jug, është “Europa është këtu”, por më e sakta është të thuhet “Europa është edhe këtu”, dhe ne do të jemi në kërkim të formave të ndryshme të bashkëpunimit.
Ambasadorja franceze ka vlerësuar strategjinë zhvilluese që dëgjoi në prezantimin e Kryebashkiakut Gurma dhe dha disa ide për praktikat më të mira që shqiptarët të mos bëjnë gabimet e francezëve në këtë rrugë. Ndërsa ambasadori spanjoll i ka mëshuar idesë për një turizëm të qëndrueshëm, nga i cili vjen aksesi për punësim, ruajtje të traditës dhe mjedisit, që sjell diversiteti i kulturave dhe lidhja e njerëzve.
Ambasadori Soreca, i shoqeruar nga Krybashkiaku Gurma, vizitoi edhe Këndin e BE në Zyrën e Shërbimeve me një Ndalesë.

LEGJENDAT E FUTBOLLIT TAKOHEN NË EDICIONIN E DYTË NË SARANDË

Ka shënuar sot edicionin e dytë në Sarandë, turi i legjendave të futbollit, atyre që kanë bërë emër dhe histori dekada më parë.
Skuadrave të “Flamurtarit” dhe “Butrintit”, u është bashkuar në këtë edicion edhe Kombëtarja sekektive, ndërkohë që kushtet e pandemisë nuk kanë lejuar plrsëritjen e pjesëmarrjes së futbollistëve veteranë nga Korfuzi fqinjë.
Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë dhe të Presidentit të “Butrintit”, Adrian Gurma shprehu rmirënjohje që për të dytin vit radhazi, ky event i dhuron emocione dhe mesazhe këtij qyteti, me traditë të hershme edhe futbollistike.Ai tha se është edhe më kuptimplotë ky event sivjet, pasi organizohet në 100-vjetorin e Bashkisë së Sarandës. Përshëndeti edhe Prefekti i Vlotës, Flamur Mamaj dhe përfaqësuesi i FSHF. Ideatori dhe projektuesi i takimit “Legjendat”, Vasil Ruci tha se futbolli miqëson skuadra dhe popuj.
Pas shkelmimit simbolik të topit të parë, u zhvilluan dy takimet eleminatore mes ekipeve.
Kupën e vendit të parë e mori ekipi i Kombltares, atë të vendit të dytë “Flamurtari” dhe kupën e vendit të tretë “Butrinti”. Për çdo ekip u dha plaketa dhe medaljoni “100 vjet Bashki”, me logon zyrtare të këtij institucioni.

“Labëria” – “Butrinti”: 2-2 . Urime skuadrës dhe suksese në play-off

Ekipi i futbollit të të rriturve të “Butrintit” ka barazuar sot, me rezultatin 2-2, në fushën e rivalit direkt për vendin e dytë, “Labërisë”, me gola të Brahimit e Kolonjës⚽️⚽️
Me këtë barazim, në përfundim të fazës së dytë, renditemi në vendin e dytë dhe luajmë ndeshjen e parë Play- Off në fushën tonë, përballë “Naftëtarit”, në mesjavë.
Urime skuadrës dhe suksese në ndeshjen e radhës👏👏
Fotca “BUTRINTI”⚽️