Ka shënuar sot edicionin e dytë në Sarandë, turi i legjendave të futbollit, atyre që kanë bërë emër dhe histori dekada më parë.
Skuadrave të “Flamurtarit” dhe “Butrintit”, u është bashkuar në këtë edicion edhe Kombëtarja sekektive, ndërkohë që kushtet e pandemisë nuk kanë lejuar plrsëritjen e pjesëmarrjes së futbollistëve veteranë nga Korfuzi fqinjë.
Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë dhe të Presidentit të “Butrintit”, Adrian Gurma shprehu rmirënjohje që për të dytin vit radhazi, ky event i dhuron emocione dhe mesazhe këtij qyteti, me traditë të hershme edhe futbollistike.Ai tha se është edhe më kuptimplotë ky event sivjet, pasi organizohet në 100-vjetorin e Bashkisë së Sarandës. Përshëndeti edhe Prefekti i Vlotës, Flamur Mamaj dhe përfaqësuesi i FSHF. Ideatori dhe projektuesi i takimit “Legjendat”, Vasil Ruci tha se futbolli miqëson skuadra dhe popuj.
Pas shkelmimit simbolik të topit të parë, u zhvilluan dy takimet eleminatore mes ekipeve.
Kupën e vendit të parë e mori ekipi i Kombltares, atë të vendit të dytë “Flamurtari” dhe kupën e vendit të tretë “Butrinti”. Për çdo ekip u dha plaketa dhe medaljoni “100 vjet Bashki”, me logon zyrtare të këtij institucioni.
























































