“Butrinti” kaloi këtë të hënë edhe sfidën e radhës me “Labërinë”

“Butrinti” kaloi këtë të hënë, në stadiumin ‘Roza Haxhiu” të Lushnjës, edhe sfidën e radhës me “Labërinë”, duke dalë fitues me rezultatin 1:0. Vështirësitë e këtij takimi ishin disa dhe të shkallës së lartë: luhej në një fushë asnjanëse, të mundshme ishin tre rezultatet dhe gara ishte e hapur, pa patur asnjë avantazh💪💪

Takimi u zotërua nga skuadra jonë. Por rezultatin e vendosi Xhulio Mirani💪👏 i cili, në minutën e 17-të, kur, nga një pozicion I vështirë, shënoi golin ⚽️që do të mbetej i vetmi i takimit. Kështu, pjesa e parë përfundoi e mbërthyer në rezultatin 1:0. Në pjesën e dytë lojtarët tanë kundërsulmuan në mënyrë të përsëritur disa herë, por pa arritur të konkludojnë, duke u mbyllur krejt takimi me rezultatin 1:0 në favor të tyre.

Falë vlerësimit maksimal të rëndësisë së ndeshjes nga stafi teknik, nga lojtarët, si dhe nga Bashkia e nga tifozët mbështetës, 👏👏👏që udhëtuan drejt Lushnjës për të qenë pranë ekipit në stadiumin “Roza Haxhiu”, u arrit kthimi me fitore. 🙏

Takimin e ndoqi në stadium edhe Presidenti i klubit e njëherësh edhe Kryetar i Bashkisë, Adrian Gurma. Ai përgëzoi lojtarët në dhomat e zhveshjes, për fitoren dhe ngriti lart optimizmin e tyre për takimin vendimtar e përfundimtar që kanë përpara.
Finalja do të jetë me “Orikumin” përballë, një takim që sërish pritet të zhvillohet në fushë asnjanëse, brenda kësaj jave.

Gjendemi vetëm një ndeshje larg konfirmimit për ngjitje në Kategorinë e Parë, duke prekur finishin dhe fitoren e madhe.

Suksese skuadrës në finale!🏆

POSTPANDEMI: E PARA MBLEDHJE NË SALLË E KËSHILLIT BASHKIAK

Pas më shumë se një vit veprimtari online, Këshilli Bashkiak ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të radhës me prani fizike në sallë. Vendimmarrja e sotme ka qenë miratuese për dhënien e ndihmës ekonomike nga bllokskema 6%, si dhe nga të ardhurat e Bashkisë për muajin prill. Këshilltarët janë njohur dhe kanë miratuar raportin mbi zbatimin e buxhetit faktik për vitin e kaluar. Plani lokal i menaxhimit të integruar të mbetjeve, është vlerësuar me ndikim të konsiderueshëm, për të ofruar një qytet të pastër për banorët dhe pushuesit.

Sensibilitet të kuptueshëm ka patur për zbutjen e problematikës së strehimit. Prandaj u diskutua e u vendos me përgjgjësi për listën e përfituesve nga programi i banesave me kosto të ulët, të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave.

Këshilltarët, përmes raportit të paraqitur, u njohën në mënyrë të plotë edhe me masat e marra nga Bashkia Sarandë, për të patur një sezon turistik të ringritjes së fuqishme e të qëndrueshme,

E pandarë nga kjo, ishte edhe panorama e raportuar lidhur me situatën mjedisore, me administrimin e pyjeve e kullotave dhe mbrojtjen nga zjarri.

SARANDA ZYRTARIZON ÇELJEN E SEZONIT “VERË 2021”

Saranda çeli sezonin turistik në prani të Kryebashkiakut Adrian Gurma, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, Ambasadores së Francës Elisaveth Barsacq, Ambasadores së Suedisë Elsa Hastad, Ambasadorit të Spanjës Marco Alonso dhe autoriteteve të tjerë.
Aktivitete të ndryshme, me karakter artistiko-kulturor, u zhvilluan me kete rast, duke krijuar atmosferë festive në shëtitoren e qytetit. Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte dhe prezantimi i veprave artistike të ekspozitës “Artistët për gratë”, e cila organizohej nga Qendra “Tirana Art” me përfaqësuese znj. Jona Dividi, në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë.
Saranda është gati të mirëpresë turistët dhe të ofrojë më të mirën për pushuesit e saj, me ofertën turistike që ajo përfaqëson, për një sezon sa më të mbarë e të begatë.

Karakteristikat turistike të Shqipërisë u vlerësuan sot në Ksamil në një shkëmbim të dobishëm me operatorët turistikë vendas

70% e turistëve evropianë zgjedhin një destinacion pushimesh bazuar në ofertën e tij të trashëgimisë kulturore. Karakteristikat turistike të Shqipërisë u vlerësuan sot në Ksamil në një shkëmbim të dobishëm me operatorët turistikë vendas: vija bregdetare e mahnitshme , ushqimi i shijshëm , trashëgimia e shkëlqyer kulturore. ⠀BE  është këtu për të ndihmuar Shqipërinë 🇦🇱 për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore. 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron por ndërton për të ardhmen!
⠀