Saranda çeli sezonin turistik në prani të Kryebashkiakut Adrian Gurma, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, Ambasadores së Francës Elisaveth Barsacq, Ambasadores së Suedisë Elsa Hastad, Ambasadorit të Spanjës Marco Alonso dhe autoriteteve të tjerë.
Aktivitete të ndryshme, me karakter artistiko-kulturor, u zhvilluan me kete rast, duke krijuar atmosferë festive në shëtitoren e qytetit. Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte dhe prezantimi i veprave artistike të ekspozitës “Artistët për gratë”, e cila organizohej nga Qendra “Tirana Art” me përfaqësuese znj. Jona Dividi, në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë.
Saranda është gati të mirëpresë turistët dhe të ofrojë më të mirën për pushuesit e saj, me ofertën turistike që ajo përfaqëson, për një sezon sa më të mbarë e të begatë.

































































































