NJË SHËNDET PËR SHËNDETIN NË DITËN E TË MOSHUARVE

Në Ditën Botërore të të Moshuarve urimi që merr më shumë vlerë, është ai për shëndetin, për jetën e gjatë dhe sa më aktive. Këto do të ishin ato çfarë u uroi Kryebashkiaku Gurma banorëve të Qendrës Ditore Polivalente “Feti Rugji”, në drekën e organizuar enkas për ta në Karahaxh. Kryetari Gurma u tha atyre se mbështetjen dhe vëmendjen e të gjitha niveleve të qeverisjes e meritojnë në vlerësim të kontributeve dhe të thjeshtësisë. Ai ka siguruar se, ashtu si stafi që është në shërbim të tyre çdo ditë, edhe Bashkia gjendet shpirtërisht pranë në çdo situatë dhe ka kujtuar shërbimin e pamunguar edhe në kohën më kritike të pandemisë. Këbaqësi ti shërbesh kreu i Bashkisë Gurma u shpreh se vitin e ardhshëm që shënon 20-vjetorin e kësaj Qendre Sociale, do të ofrohen kushte më të mira trajtimi dhe socislizimi, pasi Bashkis do të mbështetesë projektin për rikonstruksionin e Qendrës Polivalente të Sarandës.

 

AMBASADORI I TURQISË I MIKPRITUR NË BASHKINË E SARANDËS

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, u prit nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma. Pasi ka shprehur kënaqësinë për vizitën e një miku nga një vend mik, Kryebashkiaku Gurma e ka njohur diplomatin turk me profilin turistik të Sarandës, që bëhet gjithnjë e më i qartë dhe konkurrues. Duke folur me admirim për turizmin e Turqisë, si një histori suksesi, kreu i Bashkisë Gurma ka kërkuar mbështetjen e z. Murat Ahmet Yörük, për mundësimin e binjakëzimit me një prej qyteteve me përparësi turizmin në Turqi.
Ai tha se shpreson që Saranda të bëhet përfituese e kësaj eksperince turke në fushë të turizmit, edhe në kuadër të nismës së Prefekturës Vlorë, inicuar nga Prefekti Mamaj me Prefekturën homologe të Mullit në Turqi. Por lidhjet e drejtpërdrejta mes bashkive homologe, u shpreh Gurma, janë edhe më të dobishme.
Pasi ka vlerësuar si speciale raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë, ambasadori Murat Ahmet Yörük, tha se “jemi gati të flasim për të sotmen dhe ardhmen”. Duke përmendur numrin e lartë të kompanive turke që operojnë në Shqipëri si dhe shifrën e rritur në 130 mijë të shqiptarëve që vizitojnë Turqinë në vit, diplomati turk tha se nuk ka rritje të turistëve nga Turqia në Shqipëri dhe Sarandë. Për këtë ai ka nënvizuar nevojën e promocionit më agresiv dhe ka thënë se dërgon video të bëra nga vetë ai në bregdetin shqiptar, nga të cilat miqtë e tij në Turqi, mbeten të habitur dhe pyesin “ku janë?”. Në këtë kontekst ai ka sugjeruar që Saranda të pozojë asetet dhe ofertën e vet pranë agjentëve turistikë në Turqi dhe suksesi do të vijë.
Ideja e binjakëzimit me një prej qyteteve turke, është mbështetur prej tij, duke menduar si të mundshëm Bodrumin, në prefekturën e Mullit, proces për të cilin ai shprehu vullnet për ta ndjekur në proces.
Ambasadori turk nga takimi në Bashkinë e Sarandës ka bërë publik lajmin që së afërmi Turqia do të ketë një konsullatë të përgjithshme në Vlorë, e cila do të mbulojë me shërbim Qarkun e Vlorës dhe atë të Gjirokastrës.
Gurma dhe Yörük shkëmbyen dhurata promocionale mes njeri-tjetrit.

 

PËRKUJTOHEN 150 OFICERË ITALIANË TË MARTIRIZUAR TË DIVIZIONIT “PERUGIA

Pranë memorialit në ish bazën ushtarake të Limjonit, u nderua kujtimi i 150 oficerëve të Divizionit historik “Perugia”, të cilët u martirizuan më 1943. Ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri z.Fabrizio Bucci, Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma, Atasheu Ushtarak z.Nicolas Piccoli, Prefekti i Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj dhe në prani të autoriteteve ushtarake e civile nga qyteti i Sarandës, i dhanë nderimin ushtarakëve italianë të pushkatuar e pastaj të hedhur në det, në operacione të padrejta ndëshkuese.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
Vitale qoftë miqësia natyrale mes Shqipërisë dhe Italisë!

 

KËSHILLTARËT: VENDIMMARRJA E PARË PAS SEZONIT VEROR

Është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Sarandës, e para pas sezonit veror 2021, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. Agjenda e kësaj mbledhjeje, përveç vendimmarrjes për trajtimin me ndihmë ekonomike të muajit gusht, kishte edhe miratimin e programit të Buxhetor Vendor të rishikuar afatmesëm 2022-2024. Duke shqyrtuar këtë program, u bënë sugjerime për përgatitjen më të mirë të destinacionit Saranda për perspektivën e saj turistike, me zgjidhje të mëdha, siç ianë: patja e një terminali autobusësh, parapërgatitja për projektin e aeroportit turistik, përgatitja për implementimin e projektit të ujësjellësit nga burimet e Tatzatit dhe zgjidhja për parkimet e në tërësi për lehtësimin e lëvizshmërisë në sezon.
Këshilltarët diskutuan për problematikën e konstatuar në shërbimin e transportit të udhëtarëve në Bashkinë e Sarandës.
Përgatitja e institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor, u vlerësua në vështrim të masave për infrastrukturën. Diskutimet u konkretizuan me kushtet më të mira që ofrohen për procesin më cilësor të mësidhënies, sikurse u shtruan edhe kërkesa për ndërhyrje në proces në shkolla të mëdha, ku jo në të gjitha elementët është realizuar ndryshimi. Shqetësimeve dhe pyetjeve të këshilltarëve për problematika të veçanta, si për projektet në proces edhe për atë që do të programohen e buxhetohen për vitin 2022, iu përgjigj Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe drejtorë të
drejtorive përkatëse në Bashki.