Në Ditën Botërore të të Moshuarve urimi që merr më shumë vlerë, është ai për shëndetin, për jetën e gjatë dhe sa më aktive. Këto do të ishin ato çfarë u uroi Kryebashkiaku Gurma banorëve të Qendrës Ditore Polivalente “Feti Rugji”, në drekën e organizuar enkas për ta në Karahaxh. Kryetari Gurma u tha atyre se mbështetjen dhe vëmendjen e të gjitha niveleve të qeverisjes e meritojnë në vlerësim të kontributeve dhe të thjeshtësisë. Ai ka siguruar se, ashtu si stafi që është në shërbim të tyre çdo ditë, edhe Bashkia gjendet shpirtërisht pranë në çdo situatë dhe ka kujtuar shërbimin e pamunguar edhe në kohën më kritike të pandemisë. Këbaqësi ti shërbesh kreu i Bashkisë Gurma u shpreh se vitin e ardhshëm që shënon 20-vjetorin e kësaj Qendre Sociale, do të ofrohen kushte më të mira trajtimi dhe socislizimi, pasi Bashkis do të mbështetesë projektin për rikonstruksionin e Qendrës Polivalente të Sarandës.