NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT

 

Për rekrutimin e ekspertit për zbatimin e Planit të Integritetit dhe Planit të Barazisë Gjinore

 

 

Bashkia Sarandë njofton të gjithë të interesuarit se, në vijim të Thirrjes Publike për rekrutimin e një (1) eksperti individual, të publikuar më datë 24 korrik 2026, për ofrimin e asistencës teknike dhe profesionale në mbështetje të zbatimit të Planit të Integritetit dhe Planit të Barazisë Gjinore të Bashkisë Sarandë, dhe duke qenë se deri në përfundimin e afatit fillestar nuk është paraqitur asnjë aplikim, afati për dorëzimin e aplikimeve shtyhet.

 

Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është:

20 GUSHT 2026

 

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të paraqesin dokumentacionin e kërkuar, në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në thirrjen publike.

 

Pjesa tjetër e kushteve, kritereve të përzgjedhjes, dokumentacionit të kërkuar dhe procedurës së aplikimit mbeten të pandryshuara.