NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 30.04.2026 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin mars 2026”.
  2. P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin mars 2026”.
  3. P/vendim“Për përjashtimin nga detyrimi mujor financiar të ushqimit në çerdhe dhe kopësht përRR ”.
  4. P/vendim“Mbi miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Sarandë për vitin 2025 ”.
  5. P/vendim“Për miratimin e nivelit të të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve të programit buxhetor vendor afatmesëm 2027-2029 ”.
  6. P/vendim “Per një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë per vitin 2026”.
  7. P/vendim“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.121 datë 31.08.2023 “ngritjen e këshillit artistiko-kulturor dhe miratimin e rregullores së funksionimit dhe financimit të projekteve pranë Bashkisë Sarandë”
  8. P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  9. Informacion mbi ecurinë e investimeve publike në infrastrukturën rrugore,të financuara nga të ardhurat e Bashkisë dhe nga fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 11:00 .
  • Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 13:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 11:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA