NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 29.05.2026 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- Masat e marra lidhur me sezonin turistik dhe sigurinë publike nga Komisariati i Policisë Sarandë .
- Raport mbi pregatitjet për sezonin turistik në Bashkinë Sarandë.
- Informacion lidhur me inventarizimin e pemëve dhe hapësirave publike në zonat e Ksamilit dhe qytetit të Sarandës.
- Informacion mbi problematikat e konstatuara gjatë zbatimit të projekteve publike,lidhur me cilësinë e punimeve dhe standardet e sigurisë rrugore.
- Informacion lidhur me ecurinë e procesit të trajtimit të kërkesave për përfundimin e kalimit të pronësisë në kuadër të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.329 datë 22.05.2019.
- P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin prill 2026”.
- P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin prill 2026”.
- P/vendim“Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve përfituese nga programi i strehimit “subvencionimit të qirasë në tregun e lirë dhe masës mujore të pagesës për vitin 2026”.
- P/vendim“Për një ndryshim në vendimit të Këshillit Bashkiak 153 datë 23.12.2025 , lidhur me numrin e punonjësve të ndërmarrjes së shërbimeve publike”.
- P/vendim“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.135 datë 27.10.2023 “për përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e Bashkisë Sarandë”.
- P/vendim“Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të sipërfaqes së truallit prej 8911 m2 pjesë të pasurive me nr.27/117,nr.27/129, nr.27/116, nr.27/30, nr.27/130 nr.27/131 dhe nr.27/46 me sipërfaqe totale zona kadastrale 8642”.
- P/vendim“Për miratimin e çmimeve maksimale për zona bregdetare të Bashkisë Sarandë dhe njësisë administrative Ksamil”.
- P/vendim“Për miratimin e vendbazimeve të mjeteve lundruese dhe korridet e lëvizjes së tyre për Bashkinë Sarandë dhe njësinë administrative Ksamil ” .
- P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Maj, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Maj, ora 11:00 .
- Komisioni i turizmit do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Maj, ora 13:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Maj, ora 10:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Maj, ora 12:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Maj, ora 13:00.
KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK
ASAF STROKA
