BASHKIA SARANDË

URDHËR

 

“ PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE MOTORIKE DHE FUNKSIONIMIT TË VEPRIMTARIVE EKONOMIKE NGA SUBJEKTET TREGTARE GJATË SEZONIT TURISTIK 2026”

 

Në mbështetje të nenit 113 pika 2 të Kushtetutës, nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronja a , neni 64 të ligjit nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, të ndryshuar, nenit 28, pika 2, te ligjit nr. 44/2015,“Kodi i Proçedurave Administrative i Republikes së Shqipërise”,Ligji nr. 9774 datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” i ndryshuar neni 8, Udhëzimin e përbashkët nr.2 datë 15.11.2023 të Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Shëndëtësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrisë së Brendshme ,

 

URDHËROJ:

  1. Veprimtaria e mjeteve të rënda të ndërtimit si çekiç, fadroma, betoniera etj të ndërpritet për periudhën 15 Qershor – 30 Shtator , ndërsa për periudhën 1 tetor – 31 maj  të vitit pasardhës  do të punojnë në intervalet kohore 08ºº – 14ºº dhe 17ºº – 20ºº.
  2. Oraret e furnizimit të subjekteve tregëtare dhe njësive të tjera të shërbimit për periudhën 1 Qershor – 30 Shtator do të jenë:
    • Me automjete mbi 3,5 ton    nga ora 24ºº – 09 ºº
    • Me automjete deri në 3,5 ton nga ora 24ºº – 09 ºº dhe 13ºº – 17ºº
  1. Oraret e lejuara për zhvillimin e aktivitetit nga njësitë e shërbimit të parashikuara në aneksin 2 të Udhëzimin e përbashkët nr.2 datë 15.11.2023 të Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Shëndëtësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrisë së Brendshme , do të jetë si më poshtë:
    • Për periudhën tetor – maj 08ºº – 14ºº ; 17ºº – 20ºº
    • Për periudhën qershor – shtator    08ºº – 14ºº ; 17ºº – 21ºº
  1. Përjashtim nga parashikimet e pikës 2 të këtij urdhri , do të jenë:
  • Rastet e mjeteve të cilat kryejnë furnizimin e njësive tregtare dhe të shërbimet me produktet ushqimore të ngrira
  • Rastet e mjeteve të cilat kryejnë veprimtari për realizimin e punimeve në shërbim të investimeve publike të Bashkisë Sarandë
  • Rastet e mjeteve të cilat qarkullimi i tyre paraqitet i nevojshëm dhe kërkohet për një afat kohor të përcaktuar

 

Në të gjitha rastet e mësipërme mjetet duhet të jenë pajisur me autorizimin përkatës lëshuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të cilët do të jenë të detyruar të respektojnë kushte e vendosura në të.

 

Përjashtim nga parashikimet e pikës 1 të këtij urdhri , do të jenë rastet e mjeteve të cilat kryejnë veprimtari për realizimin e punimeve në shërbim të investimeve publike të Bashkisë Sarandë të cilët do të pajisen me autorizimin përkatës nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.”

 

  1. Ngarkohet Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit me detyrat si më poshtë:
  • të kontrollojnë zbatimin e orareve të përcaktuara më lartë duke kërkuar edhe sipas rasteve  mbështetjen e Policisë së Shtetit
  • të lajmërojë subjektet ndërtuese për oraret e punës së mjeteve të rënda të përcaktuara në këtë urdhër dhe të kontrollojë zbatimin e orareve
  • të kryej ndalimin e menjëhershëm të veprimtarive të cilat  prishin pushimin dhe qetësinë  e qytetarëve
  1. Ky urdhër hyn në fuqi pas shprehjes së ligjshmërisë nga Prefekti i Qarkut Vlorë sipas nenit 8 pika a të Ligjit 107/2016 “ Për Prefektin e Qarkut” .
  2. Për zbatimin e këtij urdhri , ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Publike , Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit.

 

 KRYETAR

Oltion ÇAÇI